Categories Sport

Veprimi i çuditshëm i Mandzukic, refuzoi takimin dhe la pas dere drejtuesin e njohur

Mario Mandzukic u largua nga Juventusi këto ditë dhe firmosi me Al Duhail. Sulmuesi kroat do të jetë deri në verën e vitit 2021 pjesë e ekipit nga Katari, që pagoi 5.5 milionë euro për kartonin e tij. 33-vjeçari humbi postin e titullarit me uljen e Sarrit në pankinën e bardhezinjve, madje përfundoi jashtë ekipit. Ofertat për Mandzukic nuk kanë munguar, teksa Goal zbulon prapaskenën e çuditshme të verës.

PSG e donte lojtarin ballkanas dhe Leonardo tentoi ta takonte nga afër. Drejtori sportiv insistoi për të biseduar nga afër dhe për ta bindur që të transferohej në kryeqytetin francez. Leonardo u nis drejt shtëpisë së Mandzukic, por dera nuk iu hap. Një injorim total ndaj drejtuesit brazilian të PSG-së dhe Mandzukic vendosi të vijonte të ishte pjesë e Juventusit për t’u larguar përfundimisht drejt Katarit tre ditë më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME