Categories Lajme

Vështirësitë e bletarisë! La emigrimin për vendlindjen, i riu prodhon mjaltë në Dukat

150 bletërritësve të zonës së fshatit Dukat të Vlorës iu shtua dhe një 28 vjeçar, i cili la emigrimin në Itali për të punuar pranë familjarëve të tij.

“Nuk mund të jetoja në Itali pasi jetesa atje ishte shumë e vështirë. Emigrimi është shumë i vështirë, pasi mungojnë miqtë, familjarët mungojnë shumë gjëra. Ndërsa këtu je afër me familjen dhe punon së bashku me ta”, shprehet bletërritësi, Edison Qesargjoni.

Qesargjoni ndodhet në zonën poshtë malit të Karaburunit, aty ku kujdesej për kosheret e bletëve me tymuesen në dorë.

“Unë këtu primare kam bletarinë që e kam trashëguar nga babai dhe shkoj çdo ditë në zonën ku ndodhen kosheret, po ashtu dhe punë të tjera që ka familja me bujqësinë. Kemi rreth 240 koshere me bletë si familje, në Karaburun dhe në zonën e fshatit të Dhërmiut, por kemi dhe probleme”, shprehet 28-vjeçari, “mungesën e tregut të shitjes së mjaltit apo dhe prodhimeve të tjera bujqësore, po ashtu mungesa e subvecioneve”,  thotë ai.

Edisoni ka nisur dhe universitetin. Ai u bën thirrje dhe bashkëmoshatarëve të tij që nëse u jepet mundësia të kthehen në vendlindje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME