Categories Lajme

Vetëh.elmohet 20-vjeçarja në Urën Vajgurore/ Në gjendje të rë.ndë në s.pital

Depresioni dhe problemet sentimentale kanë çuar drejt aktit të vetëhelmimit dy 20-vjeçare në qarkun e Beratit. Adelajda Caushi,20-vjeçe, nga fshati Ura e Kuçit në Urë-Vajgurore dhe Anila.K. 20-vjeçe, nga lagjia “11 Janari” në qytetin e Kuçovës kanë mbërritur pranë Repartit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burimet zyrtare pranë këtij reparti kanë deklaruar se vajzat kanë pirë medikamente helmuese që përdoren në bujqësi dhe kanë mbërritur në Urgjencën e Beratit në gjendje kritike për jetën.

Të njëjtat burime pohojnë se vajzave i’u është dhënë ndihma e parë mjekësore pranë këtij reparti dhe më pas janë dërguar me urgjencë me autoambulanca drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.Burimet e policisë konfirmojnë se,vajzat janë helmuar në banesat e tyre në kushte të rënda depresioni. Dy 20-vjeçaret kanë qënë të fejuara dhe dyshohet se shkak për ndërmarrjen e aktit të vetëhelmimit kanë qënë  problemet dhe konfliktet e shpeshta me partnerët e tyre gjë që është pohuar në polici edhe nga deklaratat e dhëna nga familjarët e dy vajzave.

Vetëhelmimi me medikamente të ndryshme duket se ka pasur një trend në rritje në qarkun e Beratit, ku vetëm këtë vit janë vetëhemuar rreth 23 vajza nga mosha 18-35 vjeçe, dy prej të cilave kanë gjetur vdekjen pas konsumimit të lëndës helmuese “fostoksinë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndërtimi, tregtia dhe turizmi ulin besimin në ekonomi! Optimizëm tek industria

Shkurti ka rikthyer pesimizmin në ekonomi. Pas një përmirësimi në muajin janar, raporti i fundit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gripi në pranverë/ Ulen rastet por jo agresiviteti, humb jetën një i moshuar

Gripi ka ulur intensitetin e qarkullimit, por jo agresivitetin e tij. Stina e pranverës ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Frikë për shtrenjtimin e naftës, ekspertët: Situata në Lindjen e Mesme mund të ndikojë në Shqipëri

Tensionet e fundit në Lindjen e Mesme kanë shkaktuar rritje të çmimit të naftës në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dënuar me 10 vjet burgim në Gjermani arrestohet në Tiranë 19-vjeçarja

Një 19-vjeçare nga Gjermania dhe e dënuar me 10 vite burg për trafik droge është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Kemi 1500 shqiptarë rezidentë, por edhe 2000 turistë”, ambasadori Kurtezi në Emiratet e Bashkuara: Nuk po flitet për evakuim

Ambasadori shqiptar në Emiratet e Bashkuara, Ridi Kurtezi, thotë se në Dubai, por edhe në…

LEXO ME SHUME