Categories Lajme

Vetëm 18 vjeç, por drejtonte një rrjet të trafikut të k*kainës në Itali, arrestohet shqiptari

Një adoleshent shqiptar që dyshohet se drejtonte një rrjet të shpërndarjes dhe trafikut të kokainës në Itali, është kapur në zonën e Rieti. 18-vjeçari ishte nën mbikëqyrje të vazhdueshme prej kohësh, i dyshuar se qëndronte pas një rrjeti të mirënjohur trafikimi kokaine në qendrën historike, i cili tërhiqte një klientelë të madhe, përfshirë shumë të rinj.

Bastisja u krye nga personeli i njësisë antidrogë të Policisë së Rietit ditën e djeshme, pranë ‘Piazza Cavour’. I riu u kap dhe u identifikua menjëherë, dhe më pas iu nënshtrua kontrolleve dhe hetimeve të mëtejshme.

Më pas, u krye një kontroll shtëpie brenda banesës së të dyshuarit, e cila ndodhet në qendrën historike të qytetit, jo shumë larg zonave të frekuentuara për trafik droge. Brenda shtëpisë, oficerët gjetën sasi droge dhe parash, me shumë gjasa të fituara nga trafiku. E gjithë sasia e lëndëve narkotike dhe shuma e parave të gatshme të gjetura në posedim të tij u sekuestruan.

I riu u arrestua më pas dhe u vu në arrest shtëpiak. Ai do të akuzohet para autoriteteve gjyqësore të Rietit për posedim të narkotikëve me qëllim trafikimi. Hetime të mëtejshme janë duke u zhvilluar aktualisht nga hetuesi Marco Stamegna – për të gjurmuar rrjetin lokal të blerësve të shumtë. Gjykatësi hetues, duke e konsideruar arrestimin të ligjshëm, vërtetoi masën paraprake, duke vendosur njëkohësisht ndalimin e tij për të banuar në të gjithë provincën e Rietit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiloh Jolie rikthen në vëmendje stilin e Angelina Jolie-t, detaji në pamjen e saj që po bën xhiron e rrjetit

Shiloh Jolie rikthen në vëmendje stilin e Angelina Jolie-t, detaji në pamjen e saj që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni në Europë/ Goditet mafia, 30 të arrestuar për bankën okulte dhe pastrimin e 68 milionë eurove

Operacioni në Europë/ Goditet mafia, 30 të arrestuar për bankën okulte dhe pastrimin e 68…

LEXO ME SHUME