Categories Lajme

Vetëm 6% e popullsisë mbi 55 vjeç është e aftë të shkarkojë dokumente nga e-albania

Shqipëria ka bërë revolucion në ofrimin e shërbimeve publike online, por ai po gjen pak përdorim nga moshat e vjetra.

Teksa qeveria shqiptare ka çuar në kanalet dixhitale gati 95 për qind të shërbimeve të saj, nga ana tjetër njohuritë e shqiptarëve dhe aftësitë e tyre për ti përdorur ato janë shumë të ulëta.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT vetëm 6 për qind e shqiptarëve mbi 55 vjeç ishin në gjendje të shkarkonin dhe të printonin dokumente nga e -goverment me 2022.

Në grupet e tjera të popullsisë përdorimi i E-Albania për shkarkimin e dokumenteve ka qenë më i lartë. Psh rreth 33% e grup-moshës 25-34 vjeç e përdoren e-albania për të shkarkuar dokumente, por përqindja vjen e ulet në grupet më të mëdha të popullsisë ( siç tregojnë të dhënat nga grafiku i mëposhtëm).

Megjithatë gjatë vitit të kaluar pati një rritje të ndjeshme të familjeve me internet. INSTAT raportoi se 96.5% të familjeve kishin internet me 2022, me një rritje 8 pikë përqindje në raport me një vit më parë.

Në fund të vitit 2019, Qeveria shqiptare vendosi fillimin e “Revolucionit Dixhital të shërbimeve publike”.

Që nga 1 janari 2020, nisi një proces i ri, duke ofruar aplikime për shërbime publike vetëm online për qytetarët dhe bizneset. Në datën 1 maj 2022, filloi jo vetëm aplikimi për shërbime publike, por edhe ofrimi i dokumentit përfundimtar me vlerë ligjore të plotë.

Shqipëria tani ofron 95% të të gjitha shërbimeve publike vetëm online me vulë/apo me nënshkrim elektronik në fund.

Deri me 2026 qeveria shqiptare synon dixhitalizim të mëtejshëm të shërbimeve publike. Planifikohet integrimi i teknologjive të reja si blockchain, inteligjencë artificiale, për të përmirësuar cilësinë e ofrimit të shërbimeve.

Për të rritur numrin e shërbimeve që merren në kohë reale me vulë elektronike synohet të vijohet me investime për dixhitalizimin e arkivave fizike dhe rritjen e numrit të sistemeve elektronike që nder veprojnë me njëra-tjetrën në Platformën Qeveritare të Ndërveprimit.

Ndër sfidat kombëtare është edhe njohja e nënshkrimit dhe vulës elektronike fillimisht në vendet e rajonit, për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe bërjes së biznesit me Ballkanin Perëndimor dhe më pas me vendet e Bashkimit Evropian.

Në fokus do të jetë edhe përshtatja e platformës e-albania për përdorim dhe nga personat me aftësi ndryshe, të cilët aktualisht hasin vështirësi në marrjen e shërbimeve publike online./Monitor

Vetëm 6% e popullsisë mbi 55 vjeç është e aftë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME