Categories Lajme

Vetëm 6 orë leje për qarkullimin e këmbësorëve, qytetarët e Tiranës nuk zbatojnë rregullin

Qeveria kufizon më tepër daljen në rrugë të këmbësorëve pas mos përgjegjësisë të disa qytetarëve të cilët nuk zbatuan vetëizolimin në shtëpi dhe nuk respektuan orarin e vendosur ditën e hënë.

Për këtë arsye nga dita e sotme shqiptarët do të mund të dalin nga banesa e tyre vetëm për 6 orë në ditë, 4 orë paradite dhe 2 orë pasdite.

Paradite 06:00-10:00
Pasdite 16:00-18:00

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se çdo njeri që do të shkelë këtë urdhër jo vetëm që do të gjobitet, por as nuk do të përfshihen në paketa e ndihmave shtetërore.

Megjithatë nga një vëzhgim i Ora News në kryeqytet, qytetarët vazhdojnë të qarkullojnë edhe pas orës 10:00.

Që nga dita e hënë, 11 persona në Tiranë, Durrës dhe Vlorë janë gjobitur për shkak se kanë thyer vendimin e qeverisë duke dalë nga banesa e tyre pas orës 18:00.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME