Vlora mbetet ende e paprekur nga Covid19. Këtë fakt e konfirmojnë edhe bluzat e bardha si dhe drejtues të spitalit rajonal të Vlorës.Rasti më i fundit i dyshuar ka qenë një 35 vjecar nga Kota, i cili përpara 10 ditësh ka ardhur nga Trento i Italisë në Shqipëri. 35 vjecari jetonte në fshatin Kotë të Vlorës me familjen e tij dhe punonte si bari në një stan. Sa ka ardhur në vendin tonë ka shfaqur shenjat e mundshme te gripit, temperaturë 39 grad dhe vështirësi në frymarrje. Ndikuar edhe nga zona që vinte, rreziku ka qenë i lartë.
Eshtë marr menjëhere me ambulancë është dërguar në spitalin infektiv pa u futur fare në spitalin rajonal të Vlorës. Personit I janë marr mostrat dhe ka mbërritur sot përgjigjja nga Ishp. 35 vjecari rezulton negativ .Një frymarje edhe për fshatin ku ai jetonte, fshatin Kotë i cili kishte dy ose 3 ditë që kishin marr vesh lajmin dhe pjesa më e madhe e tyre jetonin me frikë dhe ankth për përgjigjen e banorit të fshatit.
