Categories Lajme

Nis hetimi për çmimet e maskave dhe dezifektantëve

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetim në farmacitë, depot farmaceutike dhe te importuesit për abuzimin me çmimet e maskave dhe dezinfektantëve. Në njoftimin zyrtar thuhet se Autoriteti i Konkurrencës, ka vendosur ndalimin e sjelljes së ndërmarrjeve që abuzojnë me çmimet e vendosura, duke i bërë transparente. Në rast shkeljesh, gjoba do të arrijë deri në 10% të xhiros vjetore.

Pas prokurorisë së Tiranës, edhe Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetim në farmacitë, depot farmaceutike dhe te importuesit, për rritjen e çmimeve të maskave dhe dezinfektantëve. Në njoftimin zyrtar, thuhet se autoriteti vendosi ndalimin e sjelljes së ndërmarrjeve që vendosin çmime apo kushte të padrejta tregtimi.

Ndalimin e sjelljes së ndërmarrjeve që veprojnë në rrjetin e tregtimit me shumicë dhe pakicë (importues, depo farmaceutike dhe farmaci) të materialeve paramjekësore, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë vendosin çmime apo kushte të padrejta tregtimi.

b. Me qëllim shmangien e abuzimit në zinxhirin e tregtimit, detyrimin e të gjithandërmarrjeve që veprojnë në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të materialeve paramjekësore të jenë transparent në vendosjen e çmimit të shitjes së materialeve dezinfektant, alkool dhe maska.

c. Aplikimin e çmimeve të orientuara drejt kostos dhe publikimit e tyre në faqet zyrtare të internetit të ndërmarrjeve apo në kanalet e tjera të komunikimit.

Periudha e hetimit do të zgjatet nga 31 janari deri më 31 maj, ndërsa shkelësit, do të ndëshkohen me gjobë deri në 10 % të xhiros vjetore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME