Categories Lajme

Vetëm 9 studentë të regjistruar, mbyllet dega e Gazetarisë në kryeqytet

Vetëm 9 studentë të Maqedonisë së Veriut janë regjistruar këtë vit në degën e gazetarisë në Universitetin Publik në kryeqytetin maqedonas. Kjo ka ndikuar në vendimin që të mbyllet dega e Gazetarisë dhe të fuzionohet më Fakultetin Juridik. Ky lajm ka shqetësuar profesionistët e medias, të cilët në një konferencë në Shkup konstatuan se ky trend është pasojë e situatës së përgjithshme të lirisë së medias në vend dhe përceptimit të shoqërisë ndaj gazetarëve.

Në konferencën “‘Mediet dhe Demokratizimi në Ballkanin Perëndimor’ organizuar nga Instituti Kosovar për Media dhe Komunikim (IKMK) me seli në Prishtinë, në bashkëpunim me Institutin Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal BIRC nga Tetova, mbështetur nga Western Ballkans Funds, panelistët nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova nënvizuan nevojën për fuqizimin e gazetarisë hulumtuese dhe mbrojtjen e gazetarëve.

Zaneta Trajkovska nga Instituti I Studimeve të Komunikimit shprehu shqetësim për mos evoluimin adekuat të studimeve në fushën e Gazetarisë, duke iu referuar faktit se shumica e lajmeve që prodhohen, vecmas për TV, janë kryesisht takime protokollare.

“Është domosdoshmëri avancimi i studimeve të gazetarisë. Edhe në kohën kur isha studente kemi pas program më ciëlsor të studimeve, ku kemi mësuar se komunikatat për shtyp nuk janë lajm, por mund të shërbejnë pikënisje për të. Ky profesion është jetik për demokratizimin e shoqërisë, prandaj të gjithë duhet të angazhohemi për këtë qëllim”, tha ajo.

Panelistët nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova duke prezantuar situatën aktuale, legale dhe sfidat në të bërit gazetari në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor, theksuan nevojën që pushtetet të mos përcaktojnë agjendën mediale dhe që të evitohet kontrollimi I mediave dhe censura. Shqetësuese u paraqit edhe autocensura në rritje e gazetarëve, të cilët po përballen me presion politik dhe ekonomik.

  

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME