Arsenali nuk i ka punët mirë këtë sezon teksa edhe në sfidën e djeshme u mposht nga Leisteri. Trajneri Unai Emeri duket se ka humbur kuota në sytë e drejtuesve të topçinjve, ndërsa edhe në dhomat e zhveshjes nuk ka më mbështetjen e plotë të futbollistëve të tjerë.
Kështu, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për zëvendësuesin ndërsa një alternativë ka qenë edhe ish-trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri. Por, së fundmi sipas mediave spanjolle në skenë ka dalë emri i ish-teknikut të Kombëtares iberikase, Luis Enrike. Enrike u largua nga stoli i Furisë së Kuqe për shkak të sëmundjes së vajzës së tij të vogël, e cila më pas fatkeqësisht humbi jetën.
Prej atij momenti, Enrike është zhdukur nga media dhe ka preferuar të qëndrojë në hije. Megjithatë, mbase Arsenali do të jetë opsioni për të rifilluar edhe një herë karrierën, pas një humbjes më të madhe në jetë.
