Categories Lajme

“Vetëm arushën e pyllit kemi afër! Familja me 7 anëtarë jeton në kushte të mjerueshme

Një familje e varfër prej 7 personash nga fshati Dronaviç i Librazhdit, jeton prej vitesh në një shtëpi me kushte thuajse të pabanueshme. Një nga familjarët ka kontaktuar redaksinë e tvklan.al, duke dërguar edhe pamjet e banesës. Qytetarja shprehet në mesazhin e saj se vendi ku jetojnë ndodhet në mes të pyllit, pa rrugë dhe pa asnjë lloj sigurie. Ajo ngre shqetësimin se i ka mbajtur fëmijët të flenë jashtë në shi e dëborë, ndërsa thekson se ata janë pa shkollë, pasi shkolla ndodhet dy orë larg. Kjo familje bën thirrje për ndihmë, duke shpresuar që të ketë një shtëpi ose të paktën një dhomë për të futur fëmijët, pasi në banesën aktuale janë futur insekte e gjarpërinj.

“Jemi një familje e vetme në mes të pyllit, pa rrugë, pa shtëpi, pa xhade. Jemi nga rrethi i Librazhdit, fshati Dronaviç. Jemi 7 pjesëtar të familjes. Shtëpia është shkatërruar komplet. Kam jetuar jashtë me fëmijët, në shi e në dëborë gjithë Dimrit. S’kemi as lekë, e as bukë për të ngrënë. Jemi me ilaçe, të sëmurë dhe s’ka kush na ndihmon. Vetëm arushën e pyllit kemi afër. Fëmijët kanë frikë nga insektet e Verës. U ka hyrë tmerri nga gjarpërinjtë që na futen brenda. S’kemi as ku të flemë. Duam një shtëpi ose të paktën një dhomë të vetme sa të fusim fëmijët brenda”, shkruan qytetarja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu gjetën 1000 fara kanabisi në makinë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Procesi”, me qëllim parandalimin e kultivimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himara bëhet gati për çeljen e sezonit turistik, 3 ditë me mbi 15 aktivitete argëtuese

Qyteti bregdetar i Himarës bëhet gati për çeljen zyrtare të sezonit veror. Mbi 15 aktivitete…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi e rëndë: Nëna vetëvritet pak orë pasi bashkëshorti i vrau foshnjën 4-muajshe

Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur opinionin publik në Huntsville, Shtetet e Bashkuara, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hiqet kufiri, rikthehet lëvizja e lirë Kosovë–Shqipëri

Ka hyrë sërish në fuqi këtë të premte marrëveshja për lëvizjen e lirë kufitare mes…

LEXO ME SHUME