Categories Lifestyle

Vetëm gjysmë luge vaj ulliri në ditë dhe do t’i keni këto efekte

Vetëm gjysmë luge vaj ulliri në ditë, e zvogëlon rrezikun e prekjes nga sulmi në zemër për 15%, shkruan Dailymail. Hulumtuesit nga Universiteti Harvard, kanë studiuar përafërsisht 100.000 persona mbi moshën 24- vjeçare, dhe kanë gjetur se konsumimi i përditshëm i vajit natyral të ullirit ka një sërë benefitesh për shëndetin. Shumë ekspertë janë dakord me efektet që vaji i ullirit ka për shëndetin, mirëpo studimi i fundit tregon saktë se sa ky vaj e zvogëlon rrezikun e prekjes nga sëmundjet e lidhura me zemër.

Sëmundjet e zemrës dhe në përgjithësi ato kardiovaskulare, shkaktojnë 27% të vdekjeve, përqindje kjo ekuivalente me 170.000 vdekje çdo vit. “Studimet e kaluara e kanë gjetur lidhjen në mes të vajit të ullirit dhe një shëndeti më të mirë të zemrës”, tha Dr. Marta Ferre, autore e këtij studimi.

Hulumtuesit gjithashtu e kanë gjetur se zëvendësimi i një luge me margarinë, gjalpë apo majonezë me një lugë vaj ulliri mund ta përmirësojë edhe gjendjen e pacientëve, që janë të diagnostikuar me sëmundje dhe probleme të zemrës. Ata kanë treguar se pasi që vaji i ullirit ka shumë kalori, ai nuk duhet të konsumohet në sasi të lartë, dhe se gjysmë luge në ditë është sasia e duhur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME