Categories Lajme

“Vetëm shkronjat mbetën, por dhe ato po humbasin”. Babai i Xhesikës prek me fjalët për të bijën, ajo pas pak ditësh do mbushte 20 vjeç

Tërmeti i 26 nëntorit erdhi i pabesë edhe në Tiranë. Ajo natë do të rezultonte fatale për Xhesika Biqikun.

Teksa dilte, në terr tullat e pallatit go.ditën në kokë 20-vjeçaren. Jeta e parë e humbur nga tërmeti në Tiranë.

“Unë u pengova kur e kisha për dore dhe rashë te balta, shpirti im ishte këtu… e mora gërthita”, thotë babai i Xhesikës.

Në faqet e murit të pallatit shkruhet Xhesika, Xhesika, por edhe shkronjat do shemben në këtë pallat të pabanueshëm. Porta 22 hapet nga Ilija, që përpiqet të ruajë fort kujtimet e mbetura nga vajza e tij.

“Këtu kam një fotografi të Xhesit ja ta shikoni… ka dalë para ca kohësh. Këtu është Sabina, ndërsa këtu Xhesika, ishte 18 vjeç këtu. Të dyja vajzat i mbaj këtu . Xhesika është më e vogla, ndërsa Sabina më e madhja.. në mars të 2000.. mezi i kam rritur”, thotë ai.

Ilija ishte shumë i lidhur me Xhesin, vajzën e vogël. Në çdo cast brenda shtëpisë i vijnë në mend momentet e tmerrit.

“Unë flija këtu, Xhesi ja te divani tjetër. Të dy dolëm të parët….(qan)”,tregon ai më tej.

“Pas tërmetit të shtatorit, ka shkruar për punët e zotit. O zot na mbro nga tërmetet… sikur e kishte ndjerë… sikur e kishte ndjerë vdekjen”.

Dy femrat e tjera të shtëpisë po kurohen në spital. Ndërsa i vetëm, Ilija trazon kujtesën me kohën kur e bija ishte në shtëpi.

E gjërat e saj i ka paketuar për t’i marrë në banesën e re ku familja Biqiku do të jetojë pa Xhesikën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia e Durrësit, përlotet babai i 8-vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte dhe ikte

Në një lidhje direkte për “Opinion” nga spitali i Traumës në Tiranë, Ardian Meslani, babai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përplas me shkëmbinjtë/ Mbytet në ishullin grek, anija me 8 mijë ton sodë, ishte nisur nga Shqipëria! Shpëtohen 9 marinarët

Një anije mallrash me flamur të Vanuatus është përplasur me shkëmbinjtë në veri të ishullit Andros në Greqi. Anija e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ish kreu i Kuvendit/ Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Mbahet sot ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkrumbohet automjeti, shpëtojnë mrekullisht, pa lëndime, tre persona!

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në rrugën nacionale…

LEXO ME SHUME