Categories Lajme

Vetëvrasja e Bedrie Lokës, zbardhet dëshmia e djalit të madh: E ofendonte nënën me fjalët më të rënda të mundshme

Hetimet për vetëvrasjen e Bedrie Lokës vazhdojnë, ndërsa djali i saj i madh para policisë ka deklaruar se 41-vjeçarja dhunohej në mënyrë sistematike, madje ai thotë se babai e ofendonte me fjalët më të rënda.

“Babai në mënyrë sistematike ka dhunuar nënën fizikisht dhe psikologjikisht. Babai e ofendonte nënën me fjalët më të rënda të mundshme. Sipas tij ofendimet e babait ishin shumë të rënda për nënën”, ka deklaruar ai para oficerëve të policisë gjyqësore.

Ndërkohë një dëshmi e tillë bie ndesh me pretendimet Xhemal Lokës, i cili pretendon se e donte bashkëshorten e tij dhe se gjithçka ka ndodhur vetëm si pasojë e bullizmit në rrjetet sociale.

Para policise Xhemal Loka ka deklaaruar se ka tentuar të shpëtojë bashkëshorten duke e dërguar menjëherë në spital, ndërsa thekson se ngjarja ka ndodhur për shkak të postimeve denigruese që bëheshin në drejtim të të ndjerës në një faqe të rrjetit social TikTok.

“Nuk e kam dhunuar gruan. Bashkëshorten e kisha për shtëpi, nuk e çova drejt vetëvrasjes. Vetëvrasja e saj  erdhi si pasojë e postimeve të TikTok-ut. Kemi pasur konflikte si çdo familje, por gruan e doja. E kam dashur si nënën e fëmijëve të mi. Në mëngjes kam parë që kishte pirë helm dhe e kam çuar me shpejtësi drejt spitalit të Durrësit për ta shpëtuar. Gruan time e dua dhe nuk e kam dhunuar”, ka deklaruar Xhemal Loka, bashkëshorti i 41-vjeçares, e cila i dha fund jetës duke pire fotoksinë.

41-vjeçarja dyshohet se piu fostoksinë për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike pas kërcënime të vazhdueshme me vdekje nga ana e bashkëshortit të saj dhe hapjes së një adrese TikTok-u ku publikoheshin foto me përshkrime denigruese për të.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 2 Janarit në fshatin Vadardhë të Sukthit. Sipas uniformave blu, pas kthimit nga Greqia, bashkeshorti e ka kërcënuar me thikë gruan në sy të një prej fëmijëve të tyre se do ta vriste.

Dhe një ditë pas vdekjes së 41-vjeçares, më 3 Janar, Xhemal Loka ka përditësuar foton e tij të profilit në rrjetin social Facebook ku ka vendosur një fjongo të zezë në shenjë zie për humbjen e nënës së katër fëmijëve të tij.

Ndërkohë në telefonin e tij, të cilin ia kishte dhënë të motrës për ta fshehur, janë gjetur video e SMS kërcënuese ndaj të shoqes.

Celulari i 45-vjeçarit është sekuestruar nga policia së bashku me atë të viktimës. Ka qenë dëshmia e vajzës së çiftit, të cilët ishin prindër edhe të 3 djemve, që ka “fundosur” të atin, pasi ka treguar për hetuesit dhunën psikologjike që Xhemal Loka ka ushtruar drejt të shoqes.“Babai dhunonte dhe shantazhonte vazhdimisht nënën”, ka dëshmua ajo, pasi e ëma i kishte treguar të bijës më 2 janar në lidhje me sherrin që kishte me të atij e saj.

Ndërkohë, ekspertët e IT po zbulojnë se kush e hapi adresën e TikTok në emër të 41-vjeçares ku u publikuan foto denigruese të saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME