Categories Lajme

Vetingu i politikës, Zëri i Amerikës: ‘Venecia’ entuziazmon vetëm mazhorancën

Një mision i Komisionit të Venecias nisi sot takimet në Tiranë lidhur me propozimin e opozitës për ndryshimet në Kushtetutë ku të përfshihet verifikimi i pasurive dhe lidhjeve të politikanëve me botën e krimit. Komisioni i Venecias u përfshi në këtë çështje, pas një kërkese zyrtare nga parlamenti shqiptar, me nismën e shumicës së majtë e cila e konsideron të panevojshëm një masë të tillë përsa kohë sipas saj kuadri ligjor është i plotë me ndërhyrje që janë bërë me Ligjin për dekriminalizimin dhe Reformën në Drejtësi:

Pesë anëtarë të Komisionit të Venecias po mbledhin në Tiranë qëndrimet e palëve politike por dhe institucioneve kryesore lidhur me ndryshimet kushtetuese të propozuara nga opozita për verfikimin e pasurive të politikanëve dhe të lidhjeve të tyre me krimin. Ata u takuan me përfaqësuesit e të tre grupeve parlamentare, socialistët, demokratët dhe me LSI-në. Ndërkohë që pritet të kenë bisedime dhe me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar dhe drejtuesit e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe Inspektoriatit të verifikimit të pasurive.

Opozita e kundërshtoi kërkesën për marrjen e një opinioni nga Komisioni i Venecias duke akuzuar socialistët se po kërkojnë ta zvarrisin çështjen. Dje gjatë një takimi në Berat, kryetari demokrat Lulzim Basha tha se përfaqësuesit e Komisionit të Venecias “janë munduar kot që kanë ardhur” duke shtuar se Partia Demokratike nuk kërkon “asgjë më shumë sesa standardi që ata miratuan për gjyqtarët dhe prokurorët”. Zoti Basha u duk se la të kuptohet që opinioni i Venecias nuk do ketë shumë rëndësi për opozitën, ndërsa tha se kjo çështje është për të “vija e kuqe”. Kur prej disa muajsh deputetët e saj nuk shkojnë në parlament, zoti Basha tha se “nëse duan zgjidhje institucionale, kjo është zgjidhje institucionale”.

Edhe kryetari i grupit parlamentar demokrat Edmond Spaho, nuk dha shpjegime të gjata pas takimit me misionin e Komisionit të Venecias duke theksuar se nuk duhet të ketë dy standarte: “Në këtë kuptim, shpjeguam me fakte se asnjë reformë në Shqipëri nuk do të ketë sukses nëse nuk shkëputen lidhjet e politikës me krimin e organizuar”

Më entuziastë nga takimi dukej se ishin socialistët. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja tha se ata e mirëpresin opinionin e Komisionit të Venecias “aq më tepër që të gjitha ndryshimet kushtetuese që ka ndërmarrë Shqipëria pas viteve ‘90, e këtu i referohem Kushtetutës së re të vitit 1998 por dhe ndryshimeve të mëvonshme kushtetuese në kuadrin e Reformës në Drejtësi dhe ligjit të Dekriminalizimit, ne vazhdimisht jemi konsultuar dhe kemi marrë opinionin miqësor të Komisionit të Venecias”.

Çështja e verfikimit të pasurive të politikanëve dhe lidhjeve të tyre me krimin pritet të merret në shqyrtim nga Komisioni i Venecias muajin e ardhshëm./voa

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME