Categories Lajme

Vetingu/ Nga Fullani tek vëllai i Bashës, ja kush ia mbathi nga drejtësia

Gjykata e Lartë mban rekordin për numrin e anëtarëve të vetëlarguar nga sistemi i drejtësisë, për të evituar kalimin në skenarin e trefishtë të Vetingut, për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Nga 17 anëtarë që kishte kjo Gjykatë, vetëm Ardian Dvorani arriti të kalonte me sukses Vetingun, çuditërisht i vetmi që në janar të vitit 2012, votoi kundër pafajësisë së Ilir Metës. 16 anëtarët e tjerë, të cilët posedonin mbi 10 milionë USD pasuri, ose u shkarkuan nga detyra për pasuri të paligjshme dhe lidhje me krimin, ose u vetëlarguan nga sistemi për t’u mos u përballur me Vetingun. Vetëm gjatë javëve të fundit janë vetëlarguar nga sistemi i drejtësisë pesë ish-anëtarë të Gjykatës së Lartë, duke refuzuar të shërbenin në Gjykatën e Apelit. Ata janë Arjana Fullani, Aleksandër Muskaj, Andi Çeliku, Evelina Qirjako dhe Guxim Zenelaj. Që të pestë mund të qëndronin në detyrë edhe pas mbarimit të mandatit, deri kur të zëvendësoheshin. Edhe pas dorëheqjes, sipas ligjit, anëtarët kishin të drejtë të emëroheshin gjyqtarë në Gjykatën e Apelit, por ata sërish nuk kanë preferuar të shërbejnë në drejtësi. Më parë, dha dorëheqjen nga drejtësia edhe Mirela Fana, ish-anëtare e Gjykatës së Lartë, bashkëshorte e Neshat Fanës, i cilësuar si avokat i Sali Berishës. Pak para largimit të Berishës nga pushteti, KLD me në krye Bujar Nishanin e emëroi Neshat Fanën në krye të Shkollës së Magjistraturës. Fana u shkarkua disa muaj më pas. Ndërkaq, që të gjithë të vetëlarguarit kanë një të përbashkët; Janë emëruar në Gjykatën e Lartë nga Partia Demokratike në bashkëpunim me Bamir Topin dhe më pas me Bujar Nishanin. Në Gjykatën Kushtetuese kanë dhënë dorëheqjen tre ish-anëtarë të saj, konkretisht Bensik Imeraj, Vladimir Kristo dhe Sokol Berberi. Ata thanë argumentuan dorëheqjen për arsye personale, por megjithatë vetëlargimit i tyre nga drejtësia përkoi me nisjen e procesit të Vetingut.

Llalla dhe Fusha  

I bujshëm është largimi i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla nga drejtësia për t’i shpëtuar Vetingut. Llalla, i përfshirë në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe nën hetim për pastrim parash, përzgjodh me anë të shortit për t’iu nënshtruar Vetingut në 6 nëntor të 2017. Në 24 janar të 2018, Llalla i ka çuar një shpresë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke e vënë në dije se nuk është më kryeprokuror dhe nuk bën pjesë në listën prioritare për t’iu nënshtruar drejtësisë. Por, KPK e ka informuar Llallën se procesi i rivlerësimin ka nisur që në momentin e deklarimit të pasurisë. Në datën 10 shkurt të 2018, Llalla paraqiti dorëheqjen tek Presidenti, duke u vetëlarguar nga drejtësia. Ndërkaq, edhe Petrit Fusha, ish-kryeprokuror i Tiranës, dha dorëheqjen në 28 shkurt të këtij viti, pasi në ishte njohur me rezultatin e verifikimit. Në njoftimin e dorëheqjes, Petrit Fusha shprehej se “Pas 32 viteve pune në shërbimin e Prokurorisë, çmoj se përvojën që kam mund ta përdor në dobi të një aktiviteti tjetër me më pak ngarkesë. Koha në të cilën po jetojmë është tejngarkuar me ngjarje e fenomene të drejta e të pa drejta”. Po cila është arsyeja reale dhe në ç’rrethana e ka dhënë dorëheqjen ish-kryeprokurori i Tiranës? Petrit Fusha i ka dhënë dorëheqjen një ditë pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka dërguar rezultatet e verifikimit si dhe ka kaluar barrën e provës për të provuar të kundërtën e konstatimeve të KPK. Konkretisht, KPK i ka dërguar rezultatet e verifikimit më datë 27 shkurt të 2019, ndërsa Petrit Fusha ka paraqitur dorëheqjen në datën 28 shkurt të 2019.

Erlindi Basha

Erlindi Basha, vëllai i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, është zyrtari i dytë që ka dhënë dorëheqjen, duke evituar përballjen me Vetingun. Erlindi Basha dha dorëheqjen si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë në 24 tetor 2016. Ndryshe nga Adriatik Llalla dhe disa gjyqtarët, vëllai i kryetarit të opozitës, nuk ka pritur fundin e betejës ligjore të Partisë Demokratike dhe një grupi gjyqtarësh kundër ligjit të Vetingut në Gjykatën Kushtetuese, për të dhënë dorëheqjen. Basha është larguar nga sistemi një muaj pasi ligjit i Vetingut është botuar në Fletoren Zyrtare, për rrjedhojë brenda afatit tremujor të parashikuar. Ligji është botuar në Fletoren Zyrtare në 23 shtator të 2016, ndërsa Basha ka paraqitur dorëheqjen tek presidenti në 24 tetor të 2016. Kjo lëvizje ka detyruar komisionin e Vetingut të ndërpresë verifikimin e trefishtë për vëllain e Bashës, Erlindi Basha. Rrethanat e dorëheqjes së vëllait të Bashës pasqyrohen në një vendim të posaçëm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut, me trupë gjykuese të përbërë nga Genta Tafa, Roland Ilia dhe Xhensila Pine. “Subjekti i rivlerësimit Erlindi Basha ka dhënë dorëheqjen nga detyra që ushtronte duke e paraqitur këtë dorëheqje, me shkrim pranë Presidentit të Republikës, i cili e ka publikuar këtë fakt në faqen zyrtare të institucionit. Nëpërmjet shkresës nr. 688/1 prot., datë 19.03.2018, Presidenti i Republikës ka njoftuar Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për dorëheqjen e subjektit të rivlerësimit z. Erlindi Basha në datën 24.10.2016, protokolluar nga ana e Institucionit të Presidentit të Republikës me nr. 53/E prot., datë 24.10.2016”, thuhet në vendimin e trupës gjykuese. Në vendim referohen edhe afatet përkatëse.

Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë mban rekordin për numrin e anëtarëve të vetëlarguar nga sistemi i drejtësisë, për të evituar kalimin në skenarin e trefishtë të Vetingut, për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Llalla e Fusha

I bujshëm është largimi i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla nga drejtësia për t’i shpëtuar Vetingut. edhe Petrit Fusha, ish-kryeprokuror i Tiranës, dha dorëheqjen në 28 shkurt të këtij viti, pasi në 2 shkurt ishte njohur me rezultatin e verifikimit të tij nga Komisioni i Vetingut.

Gjyqtarët dhe prokurorët që ia mbathën nga drejtësia nga frika e Vetingut

  1. Arjana Fullani, anëtare në Gjykatën e Lartë, e vetëlarguar nga drejtësia, emëruar në 31.07.2008 nga PD, me propozim të Bamir Topit.
  2. Aleksandër Muskaj, anëtar i Gjykatës së Lartë, i vetëlarguar nga drejtësia, emëruar në 31.07.2008 nga PD, me propozim të Bamir Topit.
  3. Mirela Fana, anëtare e Gjykatës së Lartë, e dorëhequr, emëruar me votat e Partisë Demokratike, me datë 23.4.2009.
  4. Andi Çelikut, anëtar i Gjykatës së Lartë, i vetëlarguar nga drejtësia, emëruar në 31.07.2008 nga PD, me propozim të Bamir Topit.
  5. Evelina Qirjako, anëtare e Gjykatës së Lartë, e vetëlarguar nga drejtësia, emëruar në 31.07.2008 nga PD, me propozim të Bamir Topit.
  6. Guxim Zenelaj anëtar i Gjykatës së Lartë, i vetëlarguar nga drejtësia, emëruar në 31.07.2008 nga PD, me propozim të Bamir Topit.
  7. Bensik Imeraj, anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
  8. Vladimir Kristo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
  9. Sokol Berberi, anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
  10. Petrit Fusha, ish-kryeprokuror i Tiranës.
  11. Sulejman Tola, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Krujë.
  12. Ilir Çeliku, gjyqtar Gjykata e Apelit Vlorë.
  13. Ilir Pashaj, gjyqtar Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan.
  14. Erlindi Basha, vëllai i Lulzim Bashës, ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë.
  15. Eritan Shehu, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Lartë.
  16. Adnand Berdica, ndihmës ligjor l pranë Gjykatës së Lartë.
  17. Etleva Sherifi, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Lartë.
  18. Metush Saraçi, ish-kreu i gjykatës së Apelit në Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor, e Martë 28 Maj/ Ç’kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Dashi Kjo e martë do të jetë një ditë mjaft e mirë për të lindurit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Forcat Operacionale dhe “Shqiponjat” aksion në Vlorë, ka të arrestuar

Forcat Operacionale dhe ato “Shqiponja” në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, kanë zhvilluar një aksion…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

data remains safe, we recommend

o ensure your data remains safe, we recommend that you only accept invitations from known…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vetëm 5 ditë në punë! Punëtori vdes në pallatin e nënkryetarit të shoqatës së ndërtuesve

Adrian Fejzullahu kishte vetëm 5 ditë që kishte nisur punën pranë kompanisë “Andi Konstruksion”, e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria dhe Kosova kryesojnë në Ballkan për numrin më të lartë të azikërkuesve në Evropë

Shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova kryesojnë në listën e aplikuesve nga Ballkani Perëndimor për azil…

LEXO ME SHUME