Categories Lajme

Vettingu fut në kaos Gjykatën e Apelit të Tiranës, rritet numri i dosjeve stok

Vettingu fut në kaos edhe Gjykatën e Apelit të Tiranës. Numri i gjyqtarëve është përgjysmuar për shkak të shkarkimeve. Aktualisht Gjykata e Apelit po shqyrton dosjet e vitit 2016. Aktualisht po shqyrtohen vetëm çështje që rrezikojnë tu kalohen afatet si dhe masat e sigurisë. Burime zyrtare thonë për ABC News se numri i dosjeve stok, të cilat presin për tu shqyrtuar deri në fund të muaj korrik ka shkuar në 12687.

Në organikë shkalla e dyte e gjyqësorit në kryeqytet ka 31 gjyqtarë, por që nga nisja e procesit të vettingut, numri është ulur ndjeshme. Aktualisht janë 13 gjyqtarë. Por stafi mund të reduktohet edhe më shumë për shkak se nuk e kanë përfunduar procesin e rivlerësimit të gjithë gjyqtarët që janë në detyrë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka hapur garën për gjyqtarë në shkallën e dytë të gjyqësorit në kryeqytet por nuk ka pasur aplikantë. E njëjta situata vazhdon dhe Gjykatën e Lartë. Sipas informacioneve zyrtare të siguruara nga abcnews, janë 35 500 çështje ende të pa shqyrtuar. Ndërkohë është hapur gara për gjyqtarë të tjerë në gjykatën e lartë, por që janë në faze verifikimesh të kritereve ligjore nga ana e KLGJ.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME