Categories Lajme

Vettingu në polici, shefja e vlerësimit: SHISH, Prokuroria e Përgjithshme dhe QKB-ja po na vonojnë përgjigjet

Vonesa në kthimin e përgjigjeve duket se është bërë shkaku kryesor për zvarritjen e procesit të vettingut në radhët e Policisë së Shtetit. Ana Kapaj, kryetare e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë tha se janë të paktën tre institucione që kanë krijuar vonesën në kthimin e përgjigjes.

“Problematike ka qenë vonesa e kthimit të përgjigjeve nga institucionet. Institucionet kanë afate të ndryshme në kthimin e përgjigjeve. Kemi arritur në një kompromis, por kemi pasur vonesa. Nëse do flasim për institucionet kërkoj mbledhje me dyer të mbyllura. Institucionet problematike që na vonojnë ne dhënien e informacionit dhe kthimin e përgjigjes janë tre, SHISH, Qendra Kombëtare e Biznesit dhe Prokuroria e Përgjithshme. Afati kohor për Vettingun e policisë është i ngushtë” tha Ana Kapaj.

Sipas kryetares së Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, një tjetër problematikë është edhe largimi i komisionerëve nga puna dhe afati një vjeçar vendosur për mbylljen e fazës së parë me drejtuesit e lartë të policisë. Puna për vettingun në polici ka nisur që në muajin shkurt, dhe se gjatë kësaj kohe në adresë të këtij institucioni kanë mbërritur edhe denoncimet e para për punonjësit e Policisë së Shtetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME