Categories Teknologji

Vetura e re e ‘Jaguar’-it arrin 100 km/h për më pak se dy sekonda

I përshkruar si një ‘super-veturë’, Coupé do të ketë në posedim një motor 750kW me 1.000 kuaj fuqi, i aftë të arrijë 100 km në orë në më pak se dy sekonda. Ai gjithashtu do të jetë në gjendje të arrijë shpejtësinë më të lartë prej më shumë se 320 km/h, transmeton lajmi.net. Mjeti gjithashtu do të shfaqë një ekran futuristik të panelit holografik, i cili mund të përshtatë informacionin për vozitësit, në varësi të vendit ku janë dhe çfarë po bëjnë. Por, mënyra e vetme për ta vozitur atë është nëpërmjet video-lojës Gran Turismo, sipas një raporti nga ‘The Verge’. Coupé është vetura më e re në Vision Gran Turismo, një veçori që u prezantua në Gran Turismo 6 të vitit 2013 në PlayStation 3, dhe vazhdoi në 2017-ën Gran Turismo Sport për PlayStation 4.Kompania prodhuese e makinave ende nuk ka bërë të ditur nëse është në gjendje ta realizojë një veturë të tillë edhe në realitet, pavarësisht se skicat për prodhimin e një mjeti lëvizës të tillë ekziston.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME