Categories Sport

Vidal i befason të gjithë, “luftë” me Barcelonën për 2 mln euro borxhe

Ylli i Barcelonës, Arturo Vidal është kthyer në objektivin më të madh të Interit.  Trajneri i zikaltërve, Antonio Conte ka një simpati të konsiderueshme për 32-vjeçarin, të cilin e do në “Giuseppe Meazza” që në merkaton e janarit. Tratativat kanë nisur tashmë, ku nuk kanë munguar edhe ofertat. Por, për t’i ardhur në ndihmë një transferimi të tij te Inter ka menduar vetë Vidal.

Siç raportojnë mediat spanjolle, kiliani ka paditur klubin e tij me preteksin që katalanasit i kanë një borxh prej 2 milionë paund. Gjithçka lidhet me shpërblimet, ku Vidal pretendon se nuk i janë paguar bonuset pas sezonit të tij të parë në “Camp Nou”. Vidal bëri 53 paraqitje për Barcelonën në sezonin e shkuar, ku fitoi kampionatin dhe shkoi deri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

Ish mesfushori i Bayern Munich dhe avokatët e tij pretendojnë se atij nuk i është shlyer shpërblimi shtesë prej 2 milionë paund sepse ka luajtur në 60 përqind të të gjitha lojërave te Barcelona. Pretendimi i këtyre të fundit është se ai nuk i arriti minimumin të qëndrojë në fushë për 45 minuta. Vidal dyshohet se është i gatshëm të shlyejë gjysmën e bonusit, por Barcelona nuk ka pranuar, kështu që avokatët e Vidal kanë filluar procedurat ligjore.

Mesfushori pretendon se i ka borxh gjithsej 4,097,500 euro (3.500,637) por ai ka marrë vetëm 1,693,000 euro (1,446,388 paund), kështu që ai tani shpreson që gjykata do të jetë në gjendje të rikuperojë shumën e humbur.
Kjo krisje pritet të sjellë të reja të tjera në merkato, me Inter që pret dhe Juventus që është gati të përfitojë në çdo moment.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME