Categories Sport

Video/ Ajax ngec në Qipro, ish-su lmuesi i Skënderbeut afrohet me grupet e Champions League

Janë luajtur 3 takimet e para të fazës play-off të Ligës së Kampionëve për sezonin 2019-2020. Gjysëmfinalistët e sezonit të shkuar, Ajax e shtyu çështjen e kualifikimit në grupet e Champions për në Amsterdam, pasi në Qipro përballë APOEL Nicosias nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0.

Largimi i De Jong si edhe i De Ligt duket se ka dobësuar shumë ekipin e Ten Haag, i cili përveçse nuk shënoi e mbylli takimin me 10 futbollistë. Kjo për shkak se marokenin, Mazraoui e tradhëtuan nervat, duke u larguar me karton të kuq 10 minuta përpara fundit.

Fitore shprese mori Slavia e Pragës, që kaloi minimalisht, 1-0 Cluj. Përballë rumunëve luajti për 90 minuta edhe ish-sulmuesi i Skënderbeut, Peter Olayinka, por autor i golit ishte Masopust. Mesfushori me tipare sulmuese lëshoi një goditje të kalibruar nga jashtë zonës, duke vulosur rezultatin e takimit të luajtur në Rumani dhe duke afruar akoma dhe më shumë çekët me fazën e grupeve të Champions.

Me rezultat 1-0 u mbyll edhe takimi i austrisë, me Club Brugge që vendosi diktatin në transfertë ndaj LASK Linz. Goli i vetëm u shënua nga Vanaken në minutën e 10-të. Mesfushori ekzekutoi saktë një penallti, duke i vendosur belgët si kandidat potencial për për të kaluar në grupet e Ligës së Kampionëve. Takimet e kthimit luhen javën e tjetër, ndërsa aktet e para të 5 takimeve të mbetura do zhvillohen nesër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME