Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj ja del të fitojë ndaj rivalit të tij, kroatit Robert Grguric. Boksieri shqiptar ja doli të hedhë në tapet kundërshtarin në raundin e dytë,kjo është suksesi i fundit e boksierit shqiptar që e çon numrin e fitoreve në 12 rradhazi. Kujtojmë që shqiptari është mbajtes i dy titujve boteror WBO Junior dhe WBC Junior. Jurgeni po bën histori botërore dhe tani synimi i boksierit shqiptar është titulli për të rritur në federatën WBO.
Sukesi i Jurgen Uldedaj ka marrë përgëzimet edhe nga presidenti Ilir Meta, i cili në një postim në rrjetet sociale uron boksierin për këtë arritje.

