Categories Lajme

VIDEO/ Bombola i hodhi në erë shtëpinë, Marku: Sa ishim kthyer nga Amerika!

Mark Luka është i prerë në fytyrë dhe ende s’e ka marre veten nga fatkeqësia që i ra papritur. Vetëm dy ditë pasi u kthye nga Amerika në shtëpinë e tij në Troshan të Lezhës, bombola e gazit shpërtheu në duart e së shoqes, Gjyste Lukës duke e lënë të plagosur rëndë dhe duke ia shkatërruar plotësisht shtëpinë e re që nuk i ka bërë ende tre vjet ndërtuar.

Në një intervistë për SYRI TV,  Mark Luka tregon se para dy ditësh kishte ardhur nga Amerika dhe dje, për herë të parë kishte shkuar në Lezhë për të paguar faturat e mbledhura të një muaji, ilaçet e së shoqes.

Ai kishte lidhur edhe bombolën, madje dhe e kishte provuar me çakmak nëse bombola kishte rrjedhje dhe në darkë e shoqja kishte gatuar një pilaf

Nuk dihet se çfarë ndodhi me bombolën gjatë natës, por në mëngjes, ai dëgjoi një shpërthim të fuqishëm dhe menjëherë mendoi: Tërmet! E tundi!

Shtëpia u shemb dhe para syve iu shfaq ato momente e shoqja, me fytyrën e zbehtë, që atij iu duke sikur i kishte rënë pluhuri dhe i tregoi se kishte shpërthyer gazi.

“Mbase ka rrjedhur natën, se nuk e mbylla këtu jashtë…Bombola ka qënë gjysmë e mbushur dhe e kisha mbyllur në mënyrë hermetike para se të ikja, Por me të kemi punuar tërë jetën”, tha Mark Luka.

Ai nuk mundet ta shpjegojë si ndodhi një gjë e tillë, të tillë shkatërrim ka parë vetëm nga eksplozivët, por kujtojmë se nuk ështe e para herë që bombolat e gazit në Lezhë kanë shkaktuar ose afruar rrezikun e një tragjedie.

Policia e Lezhës ndërkohë vazhdon hetimet. © SYRI.net

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME