Categories Lajme

VIDEO/ Cikloni godet brigjet greke, çfarë po ndodh në zonat e prekura

Kefalonia , Ithaca dhe Zakynthos në Greqi janë në vorbullën e ciklonit, i cili goditi brigjet e Jonit gjatë natës, ashtu sikurse ishte paralajmëruar. Në zonat e prekura ka ndërprerje te energjisë elektrike, rrëzim të pemëve dhe përmbytje, shkruan abcnews.al.

Siç tha kryetari i bashkisë së Zakynthos, pjesa më e madhe e ishullit nuk ka energji elektrike, në të cilën deri më tani janë bërë 9 thirrje për prerjen e pemëve. Në Itakë, kryetari i bashkisë së ishullit, Dionysis Stanitsas, tha se po përpiqen për të shpëtuar anije në portin e Vathi.

“Ne po përpiqemi të shpëtojmë shtëpi që kanë humbur pllakat e tyre. Nuk kemi energji elektrike nga ora 3 e mëngjesit. Kemi dëmtime të mëdha në rrjetin rrugor nga pemët e rëna, ka dyqane që janë përmbytur. Kemi thirrje të panumërta për përmbytje,” i tha Z. Stanitsas.

Zëvendës guvernator i Kefalonia, Stavros Travlos, foli për shi të rrëmbyeshëm dhe erë të fortë. “Ne kemi problem me përmbytjet në bodrumet në Sami, bodrumi i spitalit është përmbytur, kemi ndërprerje të energjisë në Agia Efimia në Kefalonia ndërsa fatkeqësitë janë regjistruar në Skala dhe Karavomylos.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME