Categories Politike

Basha: S’ka qeveri me PS, Meta justifikoi detyrën! PD e hapur! Edhe për Topallin? Absolutisht…

Lideri i PD-së Lulzim Basha deklaroi se nuk do të bëjë qeveri së bashku me Edi Ramën. I pyetur nëse do të ndërtonte koalicion me PS-në duke qenë se kjo tezë është hedhur si ide për të qetësuar klimën politike apo për të shtruar rrugën drejt integrimit drejt BE-së, Basha ishte i prerë.

Ka dy përshtatje ndaj pushtetit. Ka një qasje që pushteti shikohet si një qëllim në vetvete dhe kjo është përqasja e zotit Rama. Ulet të thotë marr kaq mandate, nxjerr njerëzit të thonë do marr këtë mandat do të bëj këtë mandat. Kjo e ka shkatërruar Shqipërinë. Ka shkatërruar edhe shëndetin dhe e ka nxjerrë vendin me performancën më të dobët ndaj pandemisë. Është e qartë që kjo përqasje pushteti mbi gjithçka ka shkatërruar Shqipërinë.

Përqasja ime nuk është kjo. Përqasja ime është një mjet për të arritur objektivat me të cilat kam kërkuar dhe kam marrë votat e qytetarëve. Dhe unë nuk shkoj kërkoj votat e qytetarëve që të bëj qeveri me Ramën sepse për mua Rama, ministrat e tij duhet të mbajnë përgjegjësi politike dhe penale. Vendi duhet t’i japë fund pandëshkueshmërisë”, tha Basha në Opinion.

Basha tha se kur të vijë në pushtet do ta kufizojë mandatin e Kryeministrit në vetëm 2 të tillë. “Çfarë nuk arrin dot për 2 mandate nuk e arrin dot për një mandat të tretë dhe kjo më sjell pikërisht tek një nga propozimet që kam për institucionet.

Kufizimi në 2 mandate i kryeministrit është zotimi im dhe unë këtë do ta bëj ligj, do ta bëj në Kushtetutë. Nëse parlamenti i ardhshëm nuk e pranon një propozim të tillë, që nuk kam arsye të besoj që nuk do ta pranojë, unë do t’i drejtohem qytetarëve me referendum dhe një nga normat do të jetë kufizimi i pushtetit. Pushteti absolut është një nga arsyet pse kemi ardhur këtu”.

Edhe pse nuk u zgjodh me konsensusin e PD-së, vlerësimi i Bashës për Metën ishte maksimal duke hapur mundësinë për një mandat të dytë në krye të shtetit nëse PD-ja vjen në pushtet. “Në gjykimin tim është shumë herët që koalicioni të flasë si do të ndajë pushtetet, personalisht unë gjykoj se Ilir Meta këto vite, ndonëse se doli nga vota e Edi Ramës, pa mbështetjen e PD-së, pa mbështetjen time dhe të PD-së ka bërë një betejë për të mbrojtur Kushtetutën dhe nga kjo pikëpamje ka justifikuar detyrën e lartë”.

Sa i përket procesit të zgjedhjes së kandidatëve për listat për zgjedhjet e ardhshme, Basha tha se partia është e hapur edhe për kritikët. I pyetur konkretisht për Jozefina Topallin dhe pjesën tjetër të ‘gardës së vjetër’ që përjashtoi në 2017, lideri demokrat tha “Absolutisht për çdo emër”. Në fund, ai tha se mjekët kanë njoftuar një grevë./ db/Abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME