Categories Lajme

VIDEO\ Dhërmi, Himarë/ Kapen dhe vihen në pranga 5 shtetas të huaj, turistë në Dhërmi

Dhërmi, Himarë/Kapen dhe vihen në pranga 5 shtetas të huaj, turistë në Dhërmi, të cilët kryenin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta. Finalizohet nga Seksioni i Narkotikëve i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, operacioni policor i koduar “Parts 7”.

Arrestohen në flagrancë 5 shtetasit e huaj që shpërndanin doza të drogave të forta, në Dhërmi, gjatë sezonit turistik.

Sekuestrohen 160 doza të lëndës narkotike GHB (Gamma-hydroxybutyrate) dhe doza të drogave të tjera të forta MDMA, Poppers, ekstazi, kokainë dhe kanabis.

Sekuestrohen edhe shuma parash në euro, dollarë dhe pesos (monedha argjentinase), që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, si dhe 5 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative se disa shtetas që kishin ardhur si turistë në zonën bregdetare të Dhërmiut, kryenin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 7”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit e huaj: -T. G., 28 vjeçe, shtetase spanjolle;

-C. M., 28 vjeç, shtetas brazilian;

-Y. I., 32 vjeçe, shtetase argjentinase;

-R. D., 40 vjeç, shtetas argjentinas;

-N. M., 27 vjeç, shtetas italian.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ambienteve ku këta shtetas ishin akomoduar, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike të llojit GHB (Gamma-hydroxybutyrate), të ndarë në 160 doza, 30 doza Poppers, 49 doza ekstazi, 2 doza MDMA, 18 doza kokainë dhe 3 doza kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 5 aparate celulare.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 2 610 pesos (monedha argjentinase), 340 euro dhe 400 dollarë, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 5 shtetas kishin ardhur si turistë në Dhërmi dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike në doza, në këtë zonë bregdetare, kryesisht për turistët e tjerë, në lokalet e natës dhe në aktivitetet e ndryshme të argëtimit që zhvillohen në bregdet, gjatë sezonit turistik. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Strukturat e Policisë në qarkun Vlorë janë të vendosura për të parandaluar, evidentuar dhe goditur çdo paligjshmëri, që kryhet si nga shtetas shqiptarë ashtu dhe nga shtetas të huaj që vizitojnë vendin tonë, si dhe për të garantuar rendin, sigurinë dhe një ambient sa më të qetë gjatë sezonit turistik veror. #angazhimpërkushtimsakrificë #tëvendosurkundërkrimit #nëçdoskajtëvendit #nëshërbimtëqytetarëve #denonconë112

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME