Categories Bota, Lajme

George Soros zgjedh pasardhësin, i dorëzon të gjithë pasurinë

Filantropisti miliarder amerikan George Soros i ka dorëzuar drejtimin e perandorisë së tij financiare dhe bamirëse prej 25 miliardë dollarësh djalit të tij Alex.

Gjatë një interviste për Wall Street Journal, financieri me origjinë hungareze u shpreh se Alex, e kishte fituar ndër vite të drejtën për të qenë drejtues i kësaj sipërmarrje gjigante.

Që nga vitet 1990, pasuria e familjes Soros është drejtuar për të mbështetur ndërtimin e demokracisë në dhjetëra vende. Por vitet e fundit, 92-vjeçari është bërë fokusi i komploteve antisemite.

Alex, një 37-vjeçar i diplomuar në histori, është i vetmi anëtar i familjes që ulet në komitetin e investimeve për Menaxhimin e Fondeve Soros, i cili menaxhon 25 miliardë dollarë dhe fondacionin bamirës.

Ai mori drejtimin e Fondacionit të Shoqërisë së Hapur në dhjetor dhe është gjithashtu përgjegjës për “super PAC” të babait të tij, një mekanizëm amerikan për të drejtuar fondet për partitë politike.

George Soros, lindi në Hungari, ku si fëmijë përjetoi tmerrin e pushtimit nazist në vitet 1944-45. Familja e tij fshehu identitetin e tyre hebre për të mbijetuar. Pas luftës ai u largua nga Hungaria për në Londër dhe më vonë u zhvendos në Nju Jork ku vazhdoi të fitonte miliarda.

Soros fitoi famë në Mbretërinë e Bashkuar pasi bëri 1 miliard dollarë në mënyrë korrekte duke vënë bast se paundi do të binte në vitin 1992.

Kur u rrëzua muri i Berlinit, dhe i hapi rrugën krijimit të qeverive demokratike në ish-bllokun sovjetik, ai themeloi Fondacionin e Shoqërisë së Hapur për të mbështetur procesin. Ky fondacion tani shpenzon rreth 1.5 miliardë dollarë në vit për të mbështetur kauzat liberale, organizatat arsimore dhe të drejtat e njeriut, në më shumë se 120 vende.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME