Categories Lajme

VIDEO/.E aksidentojnë për v.dekje, e marrin në makinë dhe e hedhin në mes të rrugës

DURRËS-  Një 25-vjeçar ka gjetur vdekjen në Shkozet të Durrësit pas një aksidenti tragjik të ndodhur rreth orë 20:10. Viktima është R.B banues në lagjen nr.15 në Durrës dhe udhëtonte me një motor tip “Dajang”, kur është përplasur nga autobusi tip “Skania” që drejtohej nga P.T. Më pas viktima është shtypur edhe nga një automjet tjetër ‘furgon’. Report TV ka siguruar edhe pamjet filmike ku trupi i 25-vjeçarit merret zvarrë për rreth 50 metra nga furgoni që i kalon nga sipër. Gazetari i Report Tv, Artur Korriku bën me dije se motoristi punonte si shpërndarës picash ndërsa për këtë ngjarje deri më tani është shoqëruar drejtuesi i furgonit. Ndërsa policia bën të ditur se motori i viktimës ishte poshtë autobusit ku ndodhi edhe perplasja fatale.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policore të cilët po bëjnë hetimet e nevojshme për të zbardhur shkaqet e plota të këtij aksidenti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor, e Diel 23 Gusht 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do lere për te dëshiruar gjate gjithë kësaj dite. Nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ministri Nufi: Falë angazhimit të jashtëzakonshëm, është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave të zjarrit në Dukat të Vlorës (Video)

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi njoftoi sot se në Dukat (Vlorë) ka vijuar pa ndërprerje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sokrat Vata tregon në gjykatë si ndodhi përleshja me turistin portugez në Ksamil

Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i akuzuar për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela…

LEXO ME SHUME