Categories Kuriozitete, Lajme

VIDEO/E padëgjuar, cjapi bën qumësht në Fier

Një dukuri e rrallë është konstatuar në Fier, ku është zbuluar një cjap që bën qumësht. Prej vitesh siguron të ardhura nga qumështi i dhive, por nuk e kishte menduar kurre se do t’i duhej të milte edhe cjapin e tufës. Shqetësimi se cjapi ishte sëmurë u zëvëndësua nga tronditja dhe habia për Frederik Vlashin nga Bishanaka e Fierit, kur nga gjinjtë e fryrë të kafshës dythundrake rrodhi qumësht

“ Që vitin e parë e parë se ishte në siklet dhe sivjet që është viti i dytë e shtrydha dhe e pash se kishte qumësht”, është shpehur Vlashi. Anomali apo bekim askush nuk di ta thotë por dukuria megjithëse shumë e rrallë, nuk është e panjohur Përgjatë një viti Frederik Vlashi kërkoi të mësonte se cfarë po ndodhte me cjapin e vetëm të tufës. Por askush, madje edhe veterinerët nuk e morën seriozisht dyshimin e tij. Në fund vendosi ta milte, madje përpara kameras

“Për të tjerë që gjasme që kishin më shumë përvojë se mua më thanë se ishte e pabesueshme. Dhe më të moshuar se unë të cilët theksuar se një rast i tillë ishte i pamundur, dhe për këtë i besova vetes dhe e shtrydha”, ka thënë ai. Laktacioni mashkullor sic njihet ndryshe nukbe ka penguar Cjapin 2 vjecar në Fier të riprodhohet

“Ky është babai i dy brezave sivjet”. Është një sasi e vogël krahasuar me qumështin që merret zakonisht nga dhitë por me përberje më të trashë “Ky është një qumësht që ka vlera të larta, ky qumësht është i barabartë me 1 litër nga qumështi i zakonshëm”, ka thënë ndër të tjera fermeri. Qumështi i dhive ka vlera të larta kurative falë nivelit të ulët të yndyrës. E njeta mund të thuhet edhe për qumështin e cjapit në Fier apo në vende të tjera të botës ku janë shfaqur anomali të tilla

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME