Categories Bota, Lajme

VIDEO\ Eci 620 milje i vetëm për t’i shpëtuar luftës në Ukrainë, 11-vjeçari ribashkohet me nënën e tij

Sulmet ruse në Ukrainë ka sjellë largimin e shumë qytetarë nga vendi i tyre për t’i shpëtuar luftës. Sëfundmi “The Times” shkruan se një djalë 11-vjeçar ukrainas është ribashkuar në Sllovaki pasi ka udhëtuar më shumë se 620 milje i vetëm , ndërsa kishte të shkruar në dorë një numër telefoni.

11-vjeçari Hassan Al-Khalaf është takuar me nënën e tij  e cila ka treguar se ka humbur gjithçka për shkak të luftës.

“Duhej të arratiseshim që familja jonë të shpëtonte shëndoshë e mirë”, ka thënë nëna e 11 vjeçarit, Yulia Volodymyrivna, duke shtuar: Do të na duhet të nisim gjithçka nga e para, por fatmirësisht jemi të shëndetshëm.

Gjithashtu  Volodymyrivna tregoi se ajo vendosi që ta hipte Hasanin në një tren që nisej në lindje të Ukrainës pasi centrali bërthamor u sulmua nga rusët dhe vetë ajo mbeti pas për shkak se i duhej të kujdesej për gjyshen me aftësi të kufizuara. Djali arriti në kufirin Sllovak më 4 mars , duke tronditur policinë kufitare, e cila postoi një status në mediat sociale :“Ky është heroi më i madh i natës së kaluar.”

Duke përdorur numrin e telefonit të shënuar në dorën e tij, ata kontaktuan vëllain e Hassanit 20 vjeç, i cili po studion në kryeqytetin sllovak të Bratislavës.

Atij tashmë i ishin bashkuar tre motrat e Hassanit, të cilat kishin bërë udhëtimin përpara djalit.

Deri më tani në Sllovaki kanë hyrë 232,000 refugjatë, 93,000 prej tyre fëmijë.

Kjo familje më herët është dashur të shpërngulej në Ukrainë nga Siria,  pasi babai sirian i Hassanit vdiq.

Sapo mësoi se djali i saj ishte i sigurt, Volodymyrivna dërgoi një video mesazh, duke falënderuar rojet kufitare dhe vullnetarët në Sllovaki.

“Rojet kufitare e takuan dhe e ndihmuan të kalonte kufirin duke e lanë në anën tjetër të Sllovakisë. Më pas e takuan vullnetarë sllovakë. Më kanë ushqyer fëmijën. E çuan në Bratislavë. Ju falënderoj shumë për shpëtimin e jetës së djalit tim. Ka njerëz me zemër të madhe në vendin tuaj të vogël. Ju lutemi, shpëtoni fëmijët tanë. Ju lutemi mbroni fëmijët tanë ukrainas.”, ka thënë ajo. Ndër të tjera OKB ka bërë me dije se rreth 3.2 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Arrestohet një 33-vjeçar për plagosje

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur!…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME