Categories Lajme

VIDEO/ “Firmosni në letër të bardhë, as kontratë asgjë”

Është prezantuar projekti për shembjen e disa banesave në Vorë për nisjen e procesit të rindërtimit, ndërkohë që banorët shprehen se disa banesa nuk është e nevojshme të shemben, ndërkohë ndajnë shqetësimin për mungesën e një kontrate të shkruar si dhe vetë projektin. Banorët e qytetit të Vorës janë ngritur në protestë ditën e sotme në lidhje me procesin e rindërtimit të banesave dhe objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, ndërsa pretendojnë se janë kundër planit që ju është prezantuar. Ata thonë se po tentohet të ndërtohet një markatë në mes të lagjes së banuar, si dhe u është kërkuar të firmosin në një fletë të bardhë për shembjen e banesave të tyre, por që nuk ka një kontratë të shkuar se kur, si dhe ku do të rindërtohen banesat e tyre pasi kanë frikë se mund ti largojnë nga zona ku banojnë aktualisht.

“Nuk e kemi firmosur ne, ka ardhur nga qeveria e Tiranës, për çfarë e kemi kryetarin këtu. Më prishet një njësi? Dua të di kontratën sepse mund të më largojnë nga këtu ku të duan ata. Pa firmë pa vulë, pa protokoll”, tha një banor. “Urdhri i kryeministrit është se aty ku do të shembet aty do të ndërtohet. Të kap rruga më thotë, Ja ku e kam planin, Firma “Bleta” e ka kthyer pallatin përmbys dhe do të bëjë markatë, asnjë vend të botës nuk bëhet markatë në qendër banimi. Bëhet vetëm për interesat e tyre”, tha një tjetër banor.

“Na dhanë një letër boshe për të firmosur shembjen e shtëpisë, si mund të jem dakord për të më prishur shtëpinë kur nuk kam një kontratë të shkruar, të vulosur. Do caktohet shkalla, hyrja, si do ndahen shtëpitë. Unë e kam shtëpinë në zonën një do e marr ku t’ju teket, si në kohën e Enver Hoxhës”, shprehu shqetësimin një qytetar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME