Categories Lajme

Video/ Gazetari Enrik Mehmeti rrezikoi jetën përballë grabitësit në Vlorë

Gazetari i “News24” dhe “BalkanWeb”, Enrik Mehmeti, rrëfen detajet e para pas ngjarjes së rëndë në Vlorë, ku një grabitës vodhi me a rmë një argjendari, duke r rezikuar edhe jetën e gazetarit. Gazetari Mehmeti tha se kishte parë brenda dyqanit dy persona të shtrirë në tokë, ku njëra prej tyre i kërkonte ndihmë me shenja. Në momentin që ai është afruar, grabitësi ka dalë nga dyqani me a rmën drejt gazetarit, por fatmirësisht nuk ka q ëlluar.

“Pashë që diçka nuk shkonte, pasi brenda në dyqan ishin dy persona të shtrirë dhe pashë që shitësja më bënte me shenjë. U afrova dhe pashë g rabitësin. Kur pashë dy njerëz të shtrirë, mendova se ishte neutralizuar një prej g rabitësve, por pasi grabitësi doli i vetëm i m askuar me një bluzë dhe një çantë me a rmë, ka ngritur a rmën, në atë moment jam larguar në anë të rrugës. E ndoqa nga pas dhe dëgjova k risma. Në fakt kanë qenë k rismat e policisë, që i kanë kërkuar të dorëzohet, dhe i kanë kërkuar të hedhë a rmën, një lloj p ushke. Më pas, policia ka arritur ta neutralizojë. Vetë grabitësi iu ka kërkuar pronares dhe punonjëses të shtrihen në tokë.

Kam rrezikuar vërtet jetën, pasi grabitësi ishte i a rmatosur,në momentin kur shitësja më kërkonte ndihmë. Me njërën dorë mbaja telefonin, dhe me dorën tjetër kam njoftuar qytetarë të tjerë dhe policinë. Arrita ta filmoja gjithë momentin dhe procesin e grabitjes, edhe momentin e largimit të tij, duke e ndjekur edhe nga pas. Autori doli nga dyqani me a rmën drejt, unë e ndoqa nga pas, deri në momentin kur u neutralizua nga policia. Unë kisha me vete edhe familjen”, tha gazetari Mehmeti.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia e Vlorës shpall në kërkim 43-vjeçarin, detaje

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, me inicialet F.Y., pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentuan t’i marrin 100 mijë euro Armand Dukës, iu prezantuan kreut të FSHF si Taulant Balla, detaje

Media ka siguruar fotot e dy të arrestuarve për mashtrim, të cilët i kërkuan 100…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh në Athinë, shkrumbohet sërish lokali ku 3 vite më parë u vra Pëllumb Islami

Një lokal në Nea Ionia të Athinës është përfshirë nga flakët në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME