Categories Politike

Video/ Gent Cakaj: Nuk na lënë kushtet gjermane të japim dorëheqje

Ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj tha se qeveria shqiptare nuk jep dorëheqjen siç ndodhi në Maqedoninë e Veriut, pasi sipas tij, niveli i përgjegjësive është i ndryshëm. Po sipas Gent Cakës, Bundestagu gjerman ka vendosur kushte, një ndër to reforma zgjedhore. Pa reformën s’mund të ketë zgjedhje, tha ai. Gjatë një interviste në televizionin “Koha” në Kosovë, Cakaj u shpreh se “ne nuk kemi bërë zotime të prera se negociatat do të hapen. Faktori i parë është ky. Ndërsa në rastin e Maqedonisë së Veriut, ajo ka organizuar një referendum për ndryshimin e emrit shtetëror. Bashkimi Evropian dështoi të mbajë një prej premtimeve të tij.

Gazetari: Dhe kryeministri Zaev dha dorëheqje…?

Cakaj: Faktori i parë është rrethanor. Nivelet e përgjegjësive para opinionit të brendshëm janë krejtësisht tjera. Faktori i dytë është strukturor se në Shqipëri nuk ka hapësirë për dorëheqje. Në qëndrimet e Bundestagut, Shqipëria detyrohet për adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR për reformën elektorale dhe ne jemi në mes të kësaj reforme. Nuk mund të ketë zgjedhje elektorale në Shqipëri pa mbarim të reformës elektorale. Ne jemi në një situatë kur nuk kemi Gjykatë Kushtetuese funksionale.

Gazetari: Pra janë këto çështje që ju pengojnë të shkoni në zgjedhje dhe po mbani qeverinë në këmbë?

Cakaj: Shqipëria është në mes të një reforme dhe kjo reformë duhet të konsolidojë rezultatet e saj para se Shqipëri të jetë në gjendje për të diskutuar për zgjedhjet e parakohshme. Politikisht, krahasimi me Maqedoninë nuk qëndron./ Mapo

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

I doli emri në dosjen “Epstein” në SHBA, reagon Atifete Jahjaga

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas publikimit të emrit të saj në lidhje…

LEXO ME SHUME