Categories Lajme

Video/ Hapen dyert e mortit në familjen Caushaj

Në familjen Caushaj janë hapur dyert e mortit, pas vrasjes me thikë nga 34-vjeçari Gazment Musta të gruas së tij Gentjana Caushaj 31 vjeçe dhe kunatës së tij Merisa Caushaj 18 vjeçe në Ballsh.

Gazment Musta, ka dëshmuar në Polici se e kreu vrasjen, pasi nuk donte që e shoqja të shkonte tek prindërit e tij për Vitin e Ri, pasi ai vetë nuk kishte marrëdhënie të mira me ta.

Burime bëjnë të ditur se Musta tha para grupit hetimor se e shoqja i kishtë kërkuar të shkonte te prindërit, por ai nuk e kishte lejuar. Kunatën e tij e kishte gjetur në shtëpi, pasi ajo kishte ardhur të merrte të motrën dhe dy fëmijët e vegjël për të kaluar një kohë me prindërit.

Gazmend Musta kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Greqia pasi ishte emigrant. Ai dje kishte qenë në një drekë tek prindërit e tij në Drenovë dhe kur ishte kthyer në shtëpi kishte qenë në gjendje të dehur.

Në debat e sipër me gruan, ai e goditi gruan e vet, nënë e dy fëmijëve të vegjël, vetëm 31 vjeçe, disa herë me thikën e bukës. Ndërsa kunata Merisa Caushaj, 18 vjeç, u sul për të shpëtuar motrën, mbeti edhe vetë e vdekur nga thika e tij.

Në një prononcim për Fax News fqinjët e familjes Musta janë shprehur të tronditur nga ngjarja, ndërsa thonë se Gazmenti punonte si emigranmt në Greqi, dhe të ardhurat që sillte ishin burimi i vetëm financiar për familjen.

Fqinjët janë shprehur: Ka qenë me parë në Greqi me gjithë familjen. E njohim si një familje të respektueshme, të ardhurat e vetme kishin emigracionin. Ne i kemi parë të shkojmë mirë me njëri tjetrin. Nuk kemi pasur dijeni për konflikte mes tyre. E pashë që kishte marrë fëmijët në krahë. Fëmijët bërtisnin “çfarë i ke bërë mamit”. Pas vrasjes kishte djalin në krahë e vajzën përdore. Dukeshin sikur shkonin mire mes njëri tjetrit. Ngjarja na ka tronditur shumë.

Po ashtu mësohet se Musta i është drejtuar gruas së tij me fjalët: Jam unë burri këtu! Ndërkohë që e para që është qëlluar ka qenë 18-vjeçarja Merisa Caushaj.

Poshtë pallatit autori i ngjarjes është ndeshur me një patrullë policie, e cila e ka ndaluar. Në komisariatin e Mallakastrës ai ka pranuar krimin e kryer.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME