Categories Lajme

VIDEO\ I dënuar për vrasjen e këngëtarit të njohur, kush është 36-vjeçari i kapur me armë në brez

Një 36-vjeçar, i dënuar më parë për vrasje dhe për armëmbajtje pa leje është arrestuar nga policia e Kamzës këtë të martë.

Erind Mrruku, u arrestua në rrugën “Nënë Tereza”, në Kamëz  teksa gjhatë kontrollit fizik nga policia iu gjet një pistoletë me fishek në fole gati për qitje.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën një këllëf për mbajtjen e pistoletës, një palë dylbi, tre mjete prerëse, tre aparate celulare dhe një peshore për metale të çmuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit dhe municionin luftarak.

Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Por kush është Erind Mrruku?

Mrruku u arrestua në vitin 2010 për vrasjen e 24-vjeçarit Fabian Nika, i cili u qëllua me pistoletë në mes të qytetit të Lezhës, pas një sherri për motive banale.

Konflikti mes viktimës dhe autorit lindi disa orë para vrasjes në plazhin e Shëngjinit, ku të rinjtë ishin nën shoqëritë respektive.

Dyshohet se Mrruku dhe Nika janë përplasur për motive të çastit në plazhin e Shëngjinit dhe më tej janë riparë në orët e pasmesnatës, kur edhe ka ndodhur krimi fatal.

Fabian Nika, 24 vjeç, ishte djali i një biznesmeni të njohur në zonë, si ksapo kishte debutuar si këngëtar i muzikës së lehtë.

Njoftimi i policisë:

Kamëz/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Cancelled”. Lëvizte me armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 36-vjeçari. 36-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje dhe për armëmbajtje pa leje.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, municioni luftarak, një këllëf për mbajtjen e pistoletës, një palë dylbi, tre mjete prerëse, tre aparate celulare dhe një peshore për metale të çmuara, që iu gjetën 36-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik dhe gjatë kontrollit në banesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës policore, për një shtetas që lëvizte i armatosur në rrugën “Nënë Tereza”, në Kamëz, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Cancelled”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Erind Mrruku 36 vjeç, banues në Kamëz.

Gjatë operacionit, në rrugën “Nënë Tereza”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar shtetasin E. M., të cilit, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje, krehër dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën një këllëf për mbajtjen e pistoletës, një palë dylbi, tre mjete prerëse, tre aparate celulare dhe një peshore për metale të çmuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit dhe municionin luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME