Categories Lajme

VIDEO/ I hapin për herë të tretë varrin e djalit, nëna ngre dyshime: Ai nuk është aty, i kanë marrë edhe sendet personale

Tragjedia në familjen Zogu në Valikardh të Bulqizës nuk kanë të ndalur. Familjarët denoncojnë se varri i djalit të kësaj familjeje Edmond Zogu, është hapur për herë të tretë. Në muajin Gusht të këtij viti familjarët denoncuan pasi kishin vënë re që dy herë varri i djalit të tyre, ishte hapur. Ndonëse për herën e parë ata kishin menduar se mund të ishte bërë nga ndonjë kafshë, herën e dytë dyshuan dhe njoftuan policinë. Madje për këtë prokuroria e Dibrës nisi hetimet. Por nëna e Edmond Zogut, Sheqere Zogu denoncon se varri është hapur për herë të tretë. Ajo kërkon shpjegime nga autoritetet se përse ndodh një gjë e tillë. Madje Sheqere Zogu shprehet se as sendet personale të djalit nuk i janë kthyer ende.

“Përse të hapet varri i djalit tim tre herë? Unë mendoj se ai nuk është në varr. Ose ta hapë shteti ose ta hap unë vetë.  Edhe sendet ti kem ti shoh. Çfarë më ka lënë çuni në telefon.”- shprehet nëna.

Ndërkohë hapjen e varrit për herë të tretë e denoncon edhe xhaxhai i të ndjerit Edmond Zogu, Rizai. Ai shpreh dyshime të forta që trupi i nipit të tij të jetë në varr, ndaj kërkon nga organet kompetente të veprojnë dhe të mos e pushojnë hetimin. “Prokuroria thotë është mbyll çështja, por ne nuk e dimë kemi dyshime se kufoma nuk është aty. “- tha xhaxhai. 36 vjeçari Edmond Zogu u gjet i varur me datë 20 Qershor të këtij viti në fshatin Valikardh të Bulqizës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 26 Shtator 2026

Dashi Ka rrezik qe dita e sotme te jete disi e tensionuar sot për ju…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave

Identifikohen personat e tragjedisë në Athinë, që u gjendën nën rrënoja në godinën që u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK aksion në Shkodër e Tiranë për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë, një në pranga

Finalizohet operacioni policor i koduar “Muri i Lartë”. Strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së…

LEXO ME SHUME