Categories Lajme

Video/Ja momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit

Publikohet video nga momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit.

Siç shihet nga pamjet, avokati është sulmuar papritur nga 3 personat, që sipas policisë në vendin e ngjarjes kanë qenë Dorian Alia, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili është vetëdorëzuar në Polici, Drivald Alia, 21 vjeç, banues në Tiranë dhe Elton Kasaj, 33 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa Romario Tabaku, 26 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka larguar autorët nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij.

Në momentin që avokati është sulmuar, ka qenë prezente dhe një zonjë, e cila është larguar me vrap.

Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj bën ne dije se shkaku i dhunimit ka qenë për shkak të detyrës dhe se lidhet me një proces gjyqësor civil, për një çështje pronësie.

Avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces civil në shkallë të parë dhe në apel një familje e cila kishte të trashëguar një pronë në qytetin e Tiranës, proces i cili është fituar nga pala e përfaqësuar prej tij. Disa nga trashëgimtarët nuk kanë pranuar të plotësojnë kushtet ligjore të kontratës së nënshkruar me Studion Ligjore.

Ngjarja:

Policia e Tiranës ka zbardhur dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua në mënyrë barbare mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat, kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, bëri me dije se tre autorët janë shtetasit Dorian Alia, 32 vjeç; Drivald Alia, 21 vjeç dhe Elton Kasaj, 33 vjeç të tre banues në Tiranë, të cilët e kanë dhunuar autorit me sende të forta, ndërsa janë larguar nga vendi i ngjarjes nga shtetasi Romario Tabaku, 26 vjeç me automjetin tip “Audi” me targa “AB696JT”.

Sipas hetimeve të autoriteteve policore, avokati Sokol Mëngjesi është goditur për shkak të detyrës, teksa si organizator i dhunimit të tij dyshohet se është shtetasi Dritan Nano 58 vjeç, i cili është ndaluar nga Policia.

Burime për mediat bëjnë me dije se avokati Mëngjesi përfaqësonte në një proces gjyqësor 8 trashëgimtarë të një prone, proces gjyqësor i cili është fituar prej tyre në të dy shkallët e gjyqësorit.

Paraprakisht, të 8 trashëgimtarët kishin firmosur një kontratë për pagesat që do i jepnin avokatit Sokol Mëngjesi në rast se gjyqi do të fitohej. Pas gjyqi është fituar, 7 prej palëve i kanë dhënë paratë Mëngjesit dhe studios së tij ligjore “ALTERUM SHPK” sipas kontratës së firmosur, përveç Dritan Nanos.

Për këtë avokati ka hapur gjyq ndaj Dritan Nanos, proces që e ka fituar dhe përmbarimi ka bllokuar pronën, duke mos e lejuar që të vijoj shitja.

I gjendur në këtë situatë, dyshohet se Dritan Nano ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte.

Fillimisht raportohet se kanë pasur një takim rreth një muaj më parë, por nuk kanë rënë dakord pasi Sokol Mëngjesi ka pretenduar se ka një kontratë që duhet ta zbatojë studio ligjore.

Burime për mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për një pronë tek Diga e Liqenit Artificial në Tiranë, ku janë ndërtuar kulla.

Momentalisht është vetëdorëzuar vetëm Dorian Alia, teksa tre tautorët e tjerë vijojnë ende të jenë në kërkim, teksa është ndaluar dhe organizatori Dritan Nano.

Avokatit Sokol Mëngjesi iu bë skaneri, ku u evidentuan dy hematoma në kokë për të cilat do të pritet për 48 orë për të parë parametrat shëndetësorë të tij. Ai është në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa është futur në intubim, pasi mësohet se ka patur komplikacione, pasi ka marrë një goditje në mushkëri me dorezë hekuri.

Sokol Mëngjesi është avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, i Mirel Mërtirit në çështjen e Inceneratorit të Tiranës, teksa më herët ka qenë edhe avokat në çështjen e shtetasit turk Faruk Ozer, i arrestuar për mashtrim me kriptomonedha.

Sokol Mëngjesi ka dhe një karrierë akademike në Universitetin e Tiranës, ku momentalisht është pedagog në Fakultetin e Drejtësisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reklamonin kalimet e paligjshme për në ishull, Britania fshin 12 mijë postime nga të gjitha platformat sociale

Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani thotë se ka hequr nga platformat sociale rreth 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Abuzonin s*ksualisht me 16-vjeçaren dhe e shfrytëzonin për prostitucion, arrestohen dy persona

Policia e Maliqit ka arrestuar dy persona të cilët dyshohen se kanë abuzuar seksualisht me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qeveria miraton listën e re të barnave të rimbursueshme, ministrja e Shëndetësisë: Shtohen 50 medikamente

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi  se në mbledhjen e sotme të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I vuri flakën tokës, por u dogj edhe vetë, humb jetën 75-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mat ku një 75-vjeçar është djegur pasi i vuri flakën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kishin mbetur të bllokuar në një fshat në Përmet, Policia ndihmon 5 turistët francez, një prej tyre i dëmtuar në këmbë

5 turistë nga Franca janë ndihmuar nga Policia e Përmetit pasi kishin mbetur të bllokuar…

LEXO ME SHUME