Categories Lajme

Video/Jeta luksoze e shqiptarëve në Angli

Kokainë, armë e jetë luksoze, shqiptarët çmendin Anglinë .Një nga gazetat më të mëdha britanike ‘Synday Express’ i ka kushtuar një faqe të tërë bandën shqiptare ‘Hellbanianz’, që sipas saj shet kokainë të pastër. Gangsterët shqiptarë që e kanë qendrën në Londër postojnë fotografi të armëve, parave dhe makinave të tyre të shtrenjta, ndërsa bisedojnë në rrjetet sociale edhe për fitimet që marrin nga shitja e kokainës. Në shembullin e fundit të epidemisë së krimit që ka përfshirë Britaninë, shqiptarët edhe të burgosur bëjnë jetë luksoze pas hekurave.

Hellbanianz-e kanë bazë e tyre në Barking, në lindje të Londrës dhe është një nga bandat që ka lidhje me mafien në Shqipëri e që merren drejtpërdrejt me kartelet e drogës në Amerikën Latine. Besohet se bandat si ‘Hellbanianz’ kanë fituar terren pët shkak të kokainës me cilësi të lartë dhe përdorimit të dhunës në luftën për klientë. Ata thuhet se janë pas një sasie të madh të kokainës që vijnë hyn në Britani.

Video Player

00:00
01:32

Agjencia Kombëtare e Krimit mendon se aftësia e gangsterëve shqiptarë për të importuar sasi të mëdha të kokainës ka çuar në tepricë malli dhe ata e kanë quajtur ‘linjat e qarkut’.

‘Linjat e Qarkut’ janë një term i përdorur për rrjetet e organizuara të drogës, zakonisht të kontrolluara nga një person në një vend urban, i cili shpërndan drogë nëpër një qark të vetin.

Një zëdhënëse i NCA shtoi:

‘Grupet shqiptare të krimit kanë krijuar një profil dhe shkallë të lartë të ndikimit brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar. Ata kanë qasje të madhe në tregun e trafikimit të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht kokainë’.‘Ata po zgjerohen dhe rëndësia e tyre po rritet’, është shprehur zyrtari i Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britaninë e Madhe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME