Categories Lajme

Video/ “Kemi shumë frikë”, qytetarët e Shkodrës në panik pas atentatit mafioz

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi dje ne qytetin e Shkodrës, ku nga një atentat mafioz mbeti i vrarë Fatos Ferracaku dhe i plagosur Fatmir Meaj, kanë ardhur dhe dëshmitë e para të qytetarëve nga vendi i ngjarjes.

Dëshmitarët kanë thënë jashtë kamerave se kanë parë dy persona të cilët kanë qenë të maskuar, dhe kanë qëlluar për vdekje në drejtim të 41 vjeçarit i cili po shiste peshk dhe kanë plagosur Fatmir Meajn, ndërkohë që më pas janë larguar me motorr.

Një zonjë e cila shet peshk afër vendit ku ndodhi krimi, shprehet se ndihet e pasigurtë dhe lutet që vetëm zoti mund ti ndihmojë.

“Unë sdi ça me fol, besa! Kemi shumë frikë. Si nuk kemi frikë moj nënë. Inshallah ka me na rujt zoti. Jo, jo, nuk jam dëshmitare, nuk kam qëllu këtu dje.”

“Mjerë atij që i ka ra. Situata është e tmerrshme. Jemi të pasigurtë.”- shprehet një banorë tjetër i cili është i frikësuar nga ngjarja mafioze.

41-vjeçari Fatos Ferrcaku, babi i 4 fëmijve, u ekzekutua me breshëri plumbash në lagjen ‘Rus’ në Shkodër, një zonë të populluar teksa po shiste peshk, ndërkohë që Fatmri Meaj u plagos.

Identifikimi i autorëve të kësaj ngjarjeje duket të jetë i vështirë pasi ata kanë qenë me skafanda. Pasi janë larguar nga vendngjarja kanë djegur dhe motorin të cilin e kanë përdorur për të kryer aktin kriminal.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Sot rreth orës 11:15 në lagjen “Partizani” në vendin e quajtur ‘Merkata Rus’, dyshohet se dy persona me motoçikletë kanë qelluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit F.V. 31 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Nga të shtënat është plagosur dhe shtetasi F.M., i cili ndodhet jashtë rreziku për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia e Shkodrës e mbështetur nga FNSH Shkodër ka ngritur pika kontrolli dhe në gjithë zonën ku dyshohet se janë larguar autorët.

Policia ka gjetur dhe një mjet motoçikletë të djegur, që dyshohet se u përdor nga autorët, në lagjen ‘Guerrile”.

Po punohet intensivisht  për identifikimin dhe kapjen e autorëve./faxnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME