Categories Lajme

E fundit/ ”Me kapuç dhe syze dielli, si u arratis Gruevski përmes Shqipërisë, fluturoi me…”

Gazeta serbe “POLITIKA” ka zbuluar më shumë detaje sesi ka dalë nga Maqedonia ish-kryeminstri Nikolla Gruevski, i cili tashmë ndodhet në Hungari, ku ka kërkuar azil politik.

Media serbe thotë se Gruevski pa pasaportën e tij ka kaluar kufijtë e disa shteteve për të mbërritur në Hungari.

Mësohet sde Gruevski me pasaportë fallso gjatë natës ka arritur në Tiranë, më pas me fluturimin e parë në mëngjes me kompaninë “Malev” është arratisur në Budapest. Në të gjithë këtë ai ka qenë i ndihmuar nga punonjësit e Ambasadës Hungareze në Shqipëri.

Informatat që vijnë nga Serbia thonë se në aeroplan Gruevski gjatë gjithë kohës ka pasur syze dielli dhe kapuç, çka ka bërë që personeli i aeroplanit të mos e kuptonte kush ishte ai në të vërtetë.

Vetë qeveria e Maqedonisë përmes kryeministrit Zaev është shprehur se Hungaria nuk duhet ti japë azil politik Gruevskit, pasi vendi është një vend i sigurt, dhe nuk përbën rrezik për jetën e ish-kryeministrit.

Hungaria pranoi dje kërkesën e tij për azil, një situatë kjo që mund të sjellë probleme në luftën e shteteve ballkanike për të vënë drejtësi në nivele të larta të zyrtarëve të korruptuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti i paqëndrueshëm në vend, reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

Ditën e sotme, vendi ynë pritet të përfshihet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me kthjellime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Arrestohet 38-vjeçari i kërkuar nga Italia, dënuar me mbi 7 vite burg për drogë dhe zhvatje

Vlorë/ Arrestohet 38-vjeçari i kërkuar nga Italia, dënuar me mbi 7 vite burg për drogë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME