Categories Lajme

VIDEO/ Këputet njëra nga kabllot e teleferikut, tetë fëmijë dhe dy të rritur ngecin në 370 metra lartësi

Në një zonë malore në veriperëndim të Pakistanit, ka filluar operacioni për shpëtimin e tetë fëmijëve dhe dy të rriturve, të cilët janë bllokuar në një teleferik në rreth 370 metra lartësi.

CNN citon deklaratat e zyrtarit lokal Bilal Ahmad Faizi, se fëmijët që jetonin në provincën e Khyber Pakhtunkhwa ishin nisur me teleferik për në shkollë, kur një nga kabllot u këput në një lartësi të madhe, transmeton Telegrafi.

Tanvir Ur Reman, një zyrtar i qarkut Batagram, raportohet të ketë thënë se operacioni i shpëtimit u nis nga toka për shkak të lartësisë së madhe në të cilën ka ngecur teleferiku. CNN raporton se autoritetet pakistaneze kanë kërkuar ndihmë me helikopter për të shpëtuar pasagjerët e bllokuar brenda teleferikut.

Televizioni amerikan raporton se shumë fëmijë që jetojnë në zona të thella malore të provincës Khyber Pakhtunkhwa të Pakistanit, përdorin teleferikë për të shkuar dhe për të ardhur nga shkolla, disa prej të cilëve nuk mirëmbahen rregullisht dhe janë të rrezikshëm për të udhëtuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME