Categories Bota, Lajme

VIDEO\ Kinë. Shoferi i taksisë kthehet në hero, shpëton 5 persona nga makina me xhama të zinj

Ditët e fundit Kina është përfshirë nga reshje të mëdha shiu, duke shkaktuar të paktën 33 viktima dhe dëme materiale nga përmbytjet në Kinën Qendrore.

Në rrjetet sociale qarkullon një video ku dy burra shpëtojnë njerëzit, që ishin bllokuar  në makinat e tyre, pasi autostrada ishte mbushur me ujë.

Yang Junkui një shofer taksie, i cili  ndodhej në autostradën e përmbytur doli nga makina, duke notuar për të shpëtuar njerëzit që ishin bllokuar në makinat e tyre.

Shoferi i taksisë shpëtoi 5 persona. “Ishte veprim instiktiv. Nuk e mendova shumë. I pashë të bllokuar në makina, ishin në rrezik, u hodha direkt nga makina ime për të shkuar drejt tyre, pa asnjë hezitim. “

Gjithashtu një qytetar tjetër shpëtoi njerëzit e bllokuar në makina duke i ndihmuar të hapin derën e automjetit.

Zhengzhou, kryeqyteti i provincës me 12 milionë njerëz, është një nga zonat më të goditura, me 12 të viktima,  pasi ishin bllokuar për orë të tëra në një linjë metroje të përmbytur. Por shumë qytete dhe fshatra  të vegjël janë shkatërruar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME