Categories Lajme

VIDEO/ Krim në Llogara, sulmohet me çifte tufa e kuajve. Vriten 7 kafshë, tre të tjera plagosen

Një ngjarje e rëndë është rregjistruar në zonën e Llogarasë, ku një tufë me kuaj dhe mushka që i përkasin fshatarëve të zonës së Dukatit, janë sulmuar me armë gjahu, (çifte), duke sjellë vrasjen e 7 prej tyre dhe plagosjen e 3 kafsheve te tjera.

Policia e Vlorës është njoftuar për këtë krim mostruoz, duke shkuar në vengjarje së bashku me disa pronarë të Kafshëve, të cilët kanë konstatuar të vrara në mal, dy mushka, 5 të tjera të zhdukura, pasi ende nuk kanë gjendur dhe 3 kuaj të tjerë janë plagosur me saçma në pjesën e qafës.

Pamjet filmike tregojnë sulmin me armë që i është bërë kafshëve që qëndrojnë në mallin e Llogarasë.

Një mjek veteriner ka shkuar me banorë të zonës, për mjekimin e 3 kuajve duke i hequt saçmat e çiftes nga pjesa e qafës ku ishin goditur.

Mësohet se pjesa më e madhe e tufës së kafshëve që qëndrojnë të lira në llogara dhe gadishullin e Karaburunit, i përkasin Ksenofon Konomi, nga fshati Dukat i Vlorës.

Ky i fundit është një nga guidat më të vjetra të udhëtimit të turistëve me kafshë në zonën e Karaburunit dhe Llogarasë.

Policia dyshon se për shkak të biznesit të tij mund të ketë ndodhur dhe ngjarja, ku motivi është konkurenca.

Ksenofon Konomi, ka depozituar një kallëzim penal në policinë e Vlorës, duke kërkuar zbardhjen ngjarjes dhe identifikimin e personit që vrau me armë zjarri 7 kafshë në malin e llogarasë dhe plagosjen e 3 të tjerave.

Policia dhe prokuroria e Vlorës tashmë kanë nisur hetimet për akuzën e “Vrasjes dhe keqtrajtimin të kafshëve shtëpiake”, ku shpresohet  të identifikohet autori.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa saçma të nxjera nga fishekë të qëlluar nga armë zjarri çifte, janë fotografuar kafshët e vrara dhe të plagosura.

Mësohet të jetë marë në pyetje veterineri që mjekoi kuajt e plagosur.

Ky është rasti i parë në Shqipëri që një tufë me kafshë të buta si mushka dhe kuaj, sulmohen në grup me armë zjarri çifte.

Kujtojmë se prej vitit 2019, Shqipëria ka bërë ndryshime në Kodin Penal, duke sjellë një nene të reja që parashikojnë dënime për ata që dhunojnë,braktisin apo vrasin kafshët e shtëpisë.

Pronari i kuajve ka deklaruar se autoritetet janë njoftuar menjëherë pas ngjarjes, por deri tani nuk është marrë asnjë masë konkrete.

Aktivistët për mbrojtjen e kafshëve dhe komuniteti lokal kërkojnë hetim të plotë të rastit, ndëshkim për autorin dhe marrjen e masave ligjore për të mbrojtur kafshët e lira nga dhuna. Ata theksojnë se mungesa e reagimit institucional vetëm sa inkurajon përsëritjen e akteve të tilla mizore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME