Categories Lajme

VIDEO\ Kryente manovra të rrezikshme në rrugë, vihet në pranga 61- vjeçari në Durrës

Policia ka arrestuar një 61-vjeçar pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe tentoi të korruptonte punonjësin e policisë duke i ofruar një shumë parash.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të kontrolleve për parandalimin e aksidenteve rrugore, Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Durrës falë edhe bashkëpunimit me qytetarët që kanë njoftuar se një mjet kryente manovra të rrezikshme në rrugë, në vendin e quajtur “Plepa”, kanë identifikuar dhe ndaluar automjetin tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin E.Z. Drejtuesi i mjetit i ka ofruar 5000 lekë të rinj punonjësit të policisë për të mos i bërë testin e alkoolit, por punonjësi i Policisë ka kryer testet e alkoolit ku ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.77 mg/l.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë shoqëruar shtetasin E.Z, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme. Në përfundim të veprimeve të para nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Z, 61 vjeç, banues në lagjen Nr.14 Durrës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME