Categories Lajme

VIDEO\ Me çizmet që i kullojnë nga djersa, kryeinfermierja e Infektivit nxjerr pamjet

Kryeinfermierja e spitalit Infektiv Ana Luca, përmes një videoje që ka postuar në rrjetet sociale, tregon momentet kur ndërron rrobat që përdor në pavionin ku janë personat e prekur me Covid 19. Siç shihet dhe në videon e postuar nga vetë Luca, trupi i saj është i djersitur, ndërkohë që nga çizmet kullon djersa. Kryeinfermierja përpiqet që të zbatojë të gjithë protokollin e zhveshjes, në mënyrë që të zvogëlojë sa më shumë rriskun e infektimit të vetes së saj.

Luca shkruan se në këto 5 muaj , të cilat i konsideron muaj lufte i janë zbardhur flokët dhe i është rrudhosur fytyra, por të paktën buzëqeshja i mbetet e pandryshuar. Luca shkruan se i gjithë stafi në spitalin Infektiv është duke punuar me heshtje dhe përkushtim, për të bërë më të mirën për pacientët që kanë nevojë për ta.

“Jane 5 muaj lufte…. me jane zbardhur floket…..me eshte rrudhosur fytyra… Por nuk me ka ikur buzeqeshja… SEPSE NE JEMI TE GJITHE BASHKE! NE JEMI NE LUFTE ME COVID 19! TE HESHTUR e TE PERKUSHTUAR! NE FLASIM ME GJUHEN E SHERBIMIT MJEKESOR NGA NJE ARMATE E TERE PERSONELI MJEKESOR!

“Por ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur.” Isaia 40:31”, shkruan Luca në postimin e saj në rrjetet sociale.FAX

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME