Categories Sport

VIDEO/ Me puro e syze, Ancelotti nuk njeh limite, tani sfidon Man.City

Real Madrid “pushtoni” Spanjën, shtoi një tjetër trofe në CV e tyre fantastike, duke koleksionuar titullin e 35-të në histori. Lojtarët, stafi drejtues por dhe mbi të gjitha Carlo Ancelotti dhuron shoë në rrugët e qytetit duke festuar me tifozët e shumtë. Me puro, duke kërcyer dhe shumë u buzëqeshur u pa Carlo Anceltti gjatë gjithë kohës, dukshëm në qejf për këtë trofe, që për italianin ka një shije të veçantë.

Për herë të parë në histori, Ancelotti shndërrohet në trajnerin e vetëm që ka fituar në 5 kampionët më të rëndësishme në Evropë, Itali, Angli, Francë, Gjermani dhe së fundmi në Spanjë. Pavarësisht këtij suksesi, Don Calo nuk ka ndërmend të ndalet:

“Jam shumë i emocionuar, ky ishte një sezon spektakolarë. Fakti që kam fituar në 5 liga më bën të ndihem krenar. Më pëlqen kjo që bëj, jam krenar për atë që kam arritur. Dëshiroj të vazhdojë të fitoj tituj me Real Madrid. I them tifozëve, që të mërkurën kundër Man.City na duhet një atmosferë elektrizuese në ‘Bernabeu’, u shpreh Ancelotti.

Edhe mediat në Spanjë shtyjnë italianin dhe të besuarit e tij në një tjetër përmbysje të madhe, ndaj Man.City është një sfidë luksi, një ndeshje prestigji të cilën vetëm një ekip si Real Madrid mund ta përmbys, historia e këtij klubi madhështor bën që mediat, opsioni, tifozët, të gjithë në Spanjë të besojnë te përmbysja pavarësisht humbjes 4-3 në sfidën e parë. (BWeb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME