Categories Lajme

Video/ Mediat greke e cilësojnë si “tmerri i Athinës”, prangoset i riu shqiptar

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi dyshohet të jetë autori i mbi 10 vjedhjeve në vendin fqinj. Bëhet fjalë për një 25 vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë ende i njohur, që është cilësuar nga mediat helenike si “Tmerri i Athinës”. I riu  futej në dyqanet e qytetit dhe merrte të gjitha gjërat me vlera që mundej. Ai ishte arrestuar disa herë nga Policia Greke, por që kishte arritur t’i shpëtonte gjithmonë burgut, sipas mediave Greke.

Në videon e mëposhtme shihet se si i riu futet në një dyqan ku nuk shihet askush dhe me qetësi merr një laptop që ndodhet aty dhe më pas largohet duke vrapuar. Mediat vendase raportojnë se deri më tani policia ka zbardhur 10 vjedhje që janë bërë nga personi në fjalë. Sakaq, policia vijon punën nëse ka marrë pjesë dhe në ngjarje të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME