Categories Lajme

VIDEO\ Mjekimet e gabuara/Presidenti i urdhërit të mjekut Fatmir Brahimaj, kërkon që qytetarët të denoncojnë

Presidenti i Urdhrit të Mjekut i kërkon qytetarëve që të denoncojnë pranë këtij institucioni, i cili i licenson mjekët për  rastet e keqtrajtimeve apo neglizhencës mjekësore.

Ai thekson se mjekësia nuk është matematikë  dhe humbje jete ka edhe për shkak të sistemeve që kemi ngritur. Ndonëse ka hequr vetëm tre licenca, Presidenti i Urdhrit  hodhi dyshimet e tij në lidhje me dënimet që gjykatat japin  ndaj mjekëve  kur ka neglizhencë mjekësore, për shkak të korrupsionit.

“Nuk ka spital që të mos ketë vdekje. Problemi është i neglizhencës mjekësore për të korrigjuar termin që përdoret të gabimit mjekësor .Nuk është gjithmonë gabimi mjekësor faji i mjekut. E përsëris, mjekësia nuk është matematikë”, thotë Presidenti i Urdhrit të Mjekut, Fatmir Brahimaj.

I pyetur në sa ka raste që ka ndëshkuar me gjobë apo ka hequr licensën, doktori përgjigjet:

“Në përgjithësi denoncimi  tek ne është i pakët. Nuk është i nivelit  të duhur sepse njerëzit shkojnë akoma në institucione publike qendrore sikurse janë ministria apo kryeministria dhe gjykatat sepse kanë njëfarë egërsie ndaj personelit  ku kërkojnë që mjekët të marrin dënime maksimale  ose nisen nga fakti që mjekët do të mbrojnë mjekët  dhe nuk do të dënojnë njëri- tjetrin”.

Pacientët ndihen të pambrojtur dhe këtë pretendojnë që mjekët mbrojnë njëri -tjetrin dhe faji mbetet jetim

“Është një alternativë e mirë gjykimi profesional që bëhet nga ne sepse mjeku nuk mund të fshehë dot mjekun siç mund të bëjë më një jurist apo me një gjyqtar  sepse mjeku nuk ka si të mbulojë hilet. Pas gjykimit profesional që bëhet në shkallë të parë në rreth më pas në këshill kombëtar, ku përcaktohen nga vërejtje, gjoba deri heqje të licencës”. Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME