Categories Lajme

VIDEO/ Momenti i frikshëm kur gazetarit shqiptar i drejtohet arma për ta vrarë nga ushtarët izraelitë

Artur Bibes, gazetarit të Top Channel që po ndjek minutë pas minute zhvillimet e ushtarëve izraelite në kufi me Gazën, sot iu rrezikua jeta në vijën e parë të frontit të luftës.

Siç tregoi edhe në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në TCH, ai së bashku me kameramanin dhe një gazetar tjetër të cilët kishin hyrë gabimisht në vijën e frontit të parë, u shënjestruan nga ushtarët e Izraelit, që ishin gati të qëllonin.

Për fatin e tyre të mirë, në momentin e fundit para se të shkrepnin këmbëzën e armeve, ata dalluan në jelek shkrimin e gazetarit. Sipas deklaratës së Bibes, ushtarët i shtrinë në tokë, i morën telefonat dhe pajisjet e tyre dhe pasi e verifikuan që ishin gazetarë, i lanë të lirë.

Gazetari tregon se fjalët e ushtarëve ishin këto: E para jeni të çmendur, e dyta jeni shumë me fat sepse edhe mund të kishit vdekur”.

Bibe edhe pse në momente frike dhe paniku, ka arritur që të filmojë momentin, kur janë ndaluar nga një tank me ushtarë izraelitë që i kishin drejtuar armët, duke menduar se janë armiku. Në video Bibe dëgjohet gjatë gjithë kohës duke thënë se janë gazetarë./m.j

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME