Categories Lajme

VIDEO/ Momenti kur autori qëllon 4 persona në Prishtinë

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur pas breshërisë së kallashnikovit pasditen e sotme në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Mediet ne Kosovë kanë publikuar pamjet e personave të shtrirë në tokë. Sipas të dhënave të dyshohet që konflikti ka ndodhur për cështje pronësie.

Policia e Kosovës sqaron se ‘’Në orën 15:50 ka ndodhur një rast gjuajte me armë. Në vendin e ngjarjes kemi gjetur 4 persona të plagosur. Janë transportuar në QKKU. Njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Kjo është informata që kemi për momentin. Jemi duke pritur edhe prokurorin për të dalë në vendin e ngjarjes. Besoj që më vonë do të japim edhe info tjera, edhe për motivin. Për momentin nuk mund të spekulojmë asgjë për motivin” tha zëdhënësi Bajram Krasniqi.

Ndërsa nga spitali, mjeku Agron Çitaku ka treguar se të personat janë të plagosur në pjesë të ndryshme në trup dhe ndodhen në gjendje të rëndë. “Në ora 16:00 janë sjell me emergjencë. Personat kanë ardhur me lëndime të rënda trupore dhe janë në trajtim. Prej tyre, një në sallë,  dhe dy tjerë janë në gjendje të rëndë”, ka thënë Çitaku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME